LAJMI I FUNDIT:

Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

“Përvjetori i poshtërimit të Serbisë”! Babai politik i Jovanoviqit, Koshtunica, e fali Kurtin në këtë ditë” , kështu nis shkrimin media e afërt me pushtetin në Beograd.

Realisht ky nuk do të ishte lajm që Albin Kurti ish i burgosur politik nga Kosova në Serbi sepse të tillë të burgosur kishte shumë në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, por lajmi është rikthyer në mediat serbe të afërta me Aleksandar Vuçiq shkaku që atje po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe në anën tjetër kryeministër i Kosovës sot është Albin Kurti.

Mediat e afërta me Vuçiqin po përdorin Kosovën, duke sulmuar çdo gjë që vjen nga opozita e sotme në Serbi, duke i quajtur edhe parti që dorëzuan Kosovën.


Sipas këtij mediumi serb dje janë bërë 22 vite kur Serbia e ka liruar Kurtin.

“Në këtë ditë, të 22 viteve më parë, më 7 dhjetor 2001, presidenti i RFJ-së dhe lideri i DSS-së, Vojisllav Koshtunica e fali Albin Kurtin”, shkruan në tekst, raporton Telegrafi.

Sipas këtij mediumi Kurti u lirua pas dy vite e gjysmë burg në Nish, ku kreu dënimin me 15 vjet për “terrorizëm”.

Madje, ky medium thotë se Kurti sot po punon kundër serbëve të Kosovës e në atë kohë ishte pritur nga lirimi i tij në Prishtinë nga ish- komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi.

Sipas këtij mediumi ‘fajtor’ për lirimin e tij në vitin 2001 është ish – presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica nga Partia Demokratike e Serbisë që sot janë në opozitë dhe janë duke garuar kundër partisë së Vuçiqit.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që mediat e afërta me partinë e Vuçiqit sulmojnë Kosovën si në të kaluarën kur kryeministra kanë qenë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo Isa Mustafa.

Edhe në këto zgjedhje në Serbi vetëm për konsum të brendshëm pushteti atje, por edhe partitë tjera po përdorin Kosovën si temë për të zgjuar votuesit e tyre nacionalist duke deklaruar se “Kosova do të mbetet” në Serbi.

Por, për shumë analistë këto deklarata janë vetëm për konsum të brendshëm deri sa të kalojnë zgjedhjet me 17 dhjetor.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori