Koha që ju duhet për t’ju marrë gjumi, tregon gjendjen tuaj shëndetësore
Gjumi është i domosdoshëm për trupin e njeriut dhe mjekët shpesh theksojnë se një person ka nevojë për rreth tetë orë gjumë çdo ditë. Megjithatë, nëse ju duhet shumë kohë për t’ju marrë gjumi, kjo mund ta shkurtojë kohën e fjetjes dhe të ndikojë në shëndetin tuaj
Sipas doktorit të kujdesit intensiv dhe mjekësisë së gjumit në Texas Health Presbyterian Dallas, Brad Raper, është normale të nevojitet pak kohë derisa të bini në gjumë gjatë natës, por kjo mund të japë të dhëna për shëndetin tuaj.
E ashtuquajtura latenca e gjumit është koha që ju duhet për të fjetur. Këtu matet periudha ndërmjet momentit kur një person shkon për të fjetur dhe fillimit të gjumit.
Përveç dhënies së njëfarë pasqyre për cilësinë e përgjithshme të gjumit, vonesa mund të ndikojë në sasinë e gjumit që bëni në përgjithësi. Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund ta rritë rrezikun e problemeve shëndetësore, si obeziteti, presioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe depresioni – sipas National Heart, Lung, and Blood Institute.
Dr. Raper shprehet se zakonisht duhen nga 10 deri në 20 minuta që një i rritur i shëndetshëm të bjerë në gjumë. Nëse ju merr më pak kohë për të fjetur – sipas Cleveland Clinic – kjo mund të jetë një shenjë se jeni tepër të lodhur, transmeton Telegrafi.
Shkaku më i zakonshëm është mungesa e përgjithshme e gjumit, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e disa çrregullimeve, si narkolepsia ose çrregullimi i ritmit cirkadian – raporton Sleep Medicine Pearls.
Nga ana tjetër, nëse ju duhen më shumë se 20 minuta për të fjetur, mund të vuani nga pagjumësia, e cila më së shpeshti shkaktohet nga stresi, ankthi ose depresioni dhe në disa raste mund të jetë një çrregullim gjumi i njohur si i sindroma e këmbëve të shqetësuara – njofton LiveStrong.
Është e rëndësishme të theksohet se barna të caktuara mund të zgjasin gjithashtu vonesën e rënies në gjumë, siç janë ilaçet stimuluese dhe antidepresantët jo qetësues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje