LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, thotë se është rrezik për paqen botërore

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, thotë se është rrezik për paqen botërore

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka kritikuar ashpër Antonio Guterresin, pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se situata në Gaza po “përkeqësohet shpejt”.

Siç raporton Sky News, Eli Cohen tha se mandati i Guterres është një “rrezik për paqen botërore” dhe pretendoi se komentet e tij mbështesin Hamasin, transmeton Telegrafi.


Ky reagim erdhi pas Guterres përdori nenin 99 të kartës themeluese të OKB-së, të përmendur rrallë, për të nxitur Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh që të përdorte ndikimin për të parandaluar “një katastrofë humanitare” në Gazë.

Ai përsëriti gjithashtu një thirrje urgjente për një armëpushim humanitar, dhe paralajmëroi se bombardimet e Izraelit së shpejti do të çojnë në një prishje të plotë të rendit publik.

Ushtria izraelite hedh fletushka me ajet kuranor mbi Khan Younis në jug të Gazës
Lexo po ashtu Ushtria izraelite hedh fletushka me ajet kuranor mbi Khan Younis në jug të Gazës

Duke postuar në X, Cohen tha se deklarata e Guterres “përbën mbështetje të organizatës terroriste Hamas dhe një miratim për vrasjen e të moshuarve, rrëmbimin e foshnjave dhe përdhunimin e grave”.

“Kushdo që mbështet paqen botërore duhet të mbështesë çlirimin e Gazës nga Hamasi”, shtoi ai.

Ishte hera e parë që kur Guterres mori drejtimin e OKB-së në vitin 2017, që i shkruan Këshillit të Sigurimit sipas artikullit, i cili e lejon atë të sjellë në vëmendjen e këshillit çdo çështje që ai beson se kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori