LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe për Asociacionin, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë, buxhetin, etj.

Lidhur me sigurinë në vend, ish-kryeministri Haradinaj, mes tjerash ka përmendur vrasjen e  Liridonë Ademajt, ditë më parë në Prishtinë, i orkestruar nga burri i saj, por edhe për ngjarjet tjera që cenojnë sigurinë në vend, si, fjala vjen, vjedhjet në argjendarinë në Suharekë e gjetiu, ku për pasojë pati një polic të plagosur dhe një person vrarë.

Kreu i AAK-së, tha në RTK se rendi i ligji kërkon një kujdes i vazhdueshëm, ngase sipas tij, i vetmi shpëtim na vjen nga institucionet e rendit dhe ligjit, ngase në kohë rekord arritën të zbulojnë kryesit e veprimeve të tilla.


“Institucionet e rendit dhe të ligjit na e kanë kthyer besimin tek ata, te shteti”, deklaroi Haradinaj, por, shtoi ai, mirë do të ishte të punohej në parandalimin e këtyre ngjarjeve.

I pari i AAK-së u shpreh kritik ndaj qeverisë së vendit në mosmbështetjen ndaj organeve të sigurisë.

“Ngjarja e 24 shtatorit dëshmoi se sa i rëndësishëm është investimi në rend dhe ligj, që janë parametra të parë, për të pasur pastaj ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe çdo sektori tjetër”, deklaroi Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj, ka folur edhe për buxhetin, për ç’gjë ishte kritik ndaj Qeverisë Kurti, ngase, sikundër shpjegoi ai, kemi vetëm bartje të buxhetimit në vitin vijues, jo rritje të investimeve, jo rritje të buxhetit.

Qeveria Kurti, sipas Haradinajt  nuk ka kryer asnjë projekt kapital për vendin.

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori