LAJMI I FUNDIT:

Angelo Alessio i tregon Juventusit se çfarë u nevojitet për ta kompletuar skuadrën

Angelo Alessio i tregon Juventusit se çfarë u nevojitet për ta kompletuar skuadrën

Ish-ndihmës trajneri i Juventusit, Angelo Alessio thotë se duhet të nënshkruajnë me një mesfushor në janar.

Alessio beson gjithashtu se duhet shtuar një anësor.


Ai i tha Tuttosport: “Unë do të thosha se një mesfushor për të kompensuar humbjet e (Nicolo) Fagiolit dhe (Paul) Pogba plus një anësor sulmues që të përpiqet të ndryshojë sistemin e lojës herë pas here”.

Zbulohet lista e transferimeve të Juventusit, dyshohet se u la në një restaurant
Lexo po ashtu Zbulohet lista e transferimeve të Juventusit, dyshohet se u la në një restaurant

Për karakteristikat që duhet të ketë mesfushori, ky ka qenë mendimi i Alessio: “Arturo Vidal. Përsa i përket karakteristikave, mungon lloji i lojtarit që di të bëjë dy fazat dhe është i mirë dhe i përpiktë në hyrjen në zonën e portës”.

“Edhe nëse nuk është e lehtë të gjesh një lojtar të nivelit të Arturos, duhet një i përafërt”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/