LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Deklarimet e Daçiqit tregojnë se politika e Serbisë nuk është vetëm retorikë elektorale, por një qëndrim afatgjatë

Joseph: Deklarimet e Daçiqit tregojnë se politika e Serbisë nuk është vetëm retorikë elektorale, por një qëndrim afatgjatë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ditë më parë deklaroi se nuk ka hyrje të Kosovës në OKB dhe njohje, po ashtu kurrë nuk do të bëhet anëtare e Organizatës për Sigurinë europiane (OSBE) pasi në këtë institucion ndërkombëtar vendimet merren me konsensus.

Profesori amerikan, Edward Joseph, njohës i Ballkanit Perëndimor, ka thënë se deklaratat e fundit Daçiq, po e përforcojnë kërkesën e Kosovës që Beogradi t’i nënshkruajë të tri marrëveshjet e mbështetura nga BE-ja dhe SHBA-ja.


“Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq se ai nuk ka nënshkruar propozimin franko-gjerman. Prandaj, siç tha Daçiq, ‘kjo nënkupton se nuk pranojmë asnjë interpretim që nënkupton njohjen e Kosovës dhe nuk ka hyrje në OKB’. Por, bllokimi i Serbisë s’kufizohet vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar Joseph në platformën “X”.

Joseph vëren se pengesat e vazhdueshme të Serbisë nuk janë të kufizuara vetëm në pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por shkojnë më tej.

Ai shton se komentet e Daçiq në takimin ministerial të OSBE-së, të cilat janë në kundërshtim me Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit, tregojnë që politika e Serbisë nuk është vetëm retorikë elektorale, por një qëndrim afatgjatë.

“Është në kundërshtim flagrant me nenin 4 të Marrëveshjes së shkurtit të mbështetur nga BE/SHBA: ‘Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë’. Deklaratat e Daçiqit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, shkojnë përtej retorikës zgjedhore. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënime”, ka thënë Joseph.

Në fund, Joseph thekson rëndësinë që SHBA dhe BE duhet të kenë në konsideratë këto qëndrime kur vijnë në bisedimet dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së?

Për t’u bërë shtet anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi.

Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur në vitin 2008 – dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Për më tepër, ajo ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila po ashtu është anëtare e OSBE-së.

Në radhët e kësaj organizate janë edhe Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën – ashtu si edhe shtete të tjera mosnjohëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori