LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri dhe Çun Lajçi reagojnë për vdekjen e artistit Mirush Kabashi

Ilir Shaqiri dhe Çun Lajçi reagojnë për vdekjen e artistit Mirush Kabashi
Foto: Facebook

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi.

Ai ka qenë njëri nga artistët më të dalluar me mbi 100 role në filma e teatër, duke lënë pas kështu një krijimtari të bujshme artistike.

Vdekja e tij ka lënë të pikëlluar të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër.


Mirush Kabashi

Për vdekjen e Kabashit kanë reaguar dy artistë të mirënjohur, Ilir Shaqiri dhe Çun Lajçi.

Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare - jeta dhe veprimtaria e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi
Lexo po ashtu Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare - jeta dhe veprimtaria e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre:

Ilir Shaqiri

“Është këputur frymëmarrja e mushkërive të Sokratit, apologjia e vërtetë e tij; është ndarë nga jeta Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”.
Artisti i mbi 100 roleve në teatër dhe film.

Aktori i burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte “Homazh për Kosovën, 1998”, duke frymëzuar rininë shqiptare që të rreshtohet në formacionet e ushtrisë së lavdishme çlirimtare – UÇK, për lirinë e atdheut.

Qoftë kujtimi për ty ashtu siç arti yt – i përjetshëm!

Lamtumirë, MJESHTËR!”.

Çun Lajçi:

“Lamtumurë artist!

Tash e dy vite ta ndollën vdekjën këta t’gjallët e vdekun, dhe sot tu paska ba boll me ndjellje ligësishë, me art që s’ditën të ta konsumojnë, me jetën e rreme nga të rremit që ndjellin zi!

– Dil andej Mirush, se atje do t’vimë ne që të deshtëm e do ta përfeksionojmë ate grimcë arti që s’arritëm ta ngrehim kurrë n’majen e duhun!

Por …

Dije, se nga sot e tutje për ty do t’thonë; – ai, po ai ishte i madh, gjeni ishte, yll arti i pashuar!

– Lamtumirë kolegu im, që viteve 98-ta u munduem t’ia zbusim dhimbjën Kosovës – ti me Kosovarin e Mitrushit unë me Plisin e Çunit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina

"Largohu, mos më prek", Vserlo përndjek Gjestin nëpër shtëpi, më pas puth Eglin në faqe

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori