Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir konfirmoi të hënën se më shumë se 260 mijë kërkesa të reja për lejet e armëve të zjarrit janë dorëzuar, që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi.
“Kur filloi lufta, ne e dinim se kishim të drejtë kur thoshim se çdo person që ka një armë mund të shpëtojë një jetë”, tha Ben Gvir, duke shtuar se Izraeli duhet të lejojë sa më shumë njerëz të mbajnë armë, transmeton Telegrafi.
Ministri izraelit tha se së fundmi Ministria ka dhënë deri në 3000 miratime në ditë, ndërsa para luftës kjo shifër ishte rreth 100 në ditë.
Për ta bërë këtë, Ben Gvir ka lejuar vullnetarët e Shërbimit Kombëtar të përpunojnë lejet e armëve të zjarrit, edhe pse ata nuk janë të kualifikuar për ta bërë këtë.
Ministrit iu desh ta mbronte këtë veprim kundër kritikave të Komitetit Shtetëror të Kontrollit, i cili javën e kaluar kërkoi t’i jepte fund kësaj praktike.
“Do të shtoj më shumë vullnetarë, më shumë njerëz në shërbimin kombëtar, sepse armët shpëtojnë jetë”, tha Ben Gvir.
Ai i tha Komitetit Kombëtar të Kontrollit se duhet të “turpërohej” nga kundërshtimi dhe e akuzoi për “fyerje të grave” që përbëjnë bazën vullnetare të shërbimit kombëtar.
Ai tha gjithashtu se kundërshtimi i komitetit ndaj personave të pakualifikuar që trajtojnë aplikimet për armë zjarri është një sulm imoral që dëmton sigurinë e shtetit të Izraelit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga debati me Trumpin te kritikat për moshën, Biden deklarohet për performancën e tij
OBSH: Pluhuri i talkut dyshohet se shkakton kancer tek gratë
Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA
Tajvani raporton rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë territorit të tij
Shefi i marinës së Ukrainës thotë se Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi
Kryeministri i ri britanik njofton ndryshimin e parë në politikën e vendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën
"Kam luajtur i dëmtuar, nuk guxoja të gjuaja" - Xhaka zbulon pas ndeshjes problemet me muskujt