LAJMI I FUNDIT:

Agon Xhaka më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë

Agon Xhaka më i miri i xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 16-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Malisheva Agon Xhaka.


Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selatin Jerliu, Isuf Llumnica, Naim Kodraliu.

Ky komision vlerësoi që Xhaka përveçse shënoi golin e fitores në ndeshjen e rëndësishme dhe të vështirë me Llapin, pati paraqitje të mirë gjatë gjithë lojës.

Pasi mori këtë çmim Xhaka u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Ndeshja ka qenë një sfidë e vështirë, pasi kishim përballë një kundërshtar të fortë. Por me punë, angazhim, disciplinë dhe me detyrat që na ka dhënë trajneri, arritëm të fitonim”.

“Shpresoj që kjo fitore të jetë një hap shtesë, që edhe në ndeshjen e ardhshme të marrim 3 pikë. Është një ndjenjë e veçantë të jem i nderuar si ylli i javës, si dhe një motiv shtesë për të punuar më shumë”.

“Ky çmim shkon si një falënderim për klubin e Malishevës dhe bashkëlojtarët që kanë kontribuar që unë sot të jem ylli i javës. Ne do të luftojmë edhe në ndeshjen e ardhshme në të njëjtën mënyrë, që të marrim 3 pikë dhe të vazhdojmë drejt objektivave të klubit”, tha Agon Xhaka për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori