LAJMI I FUNDIT:

Rëndohet edhe më shumë situata te Man United: Tani ka përplasje mes Ten Hag dhe Martial

Rëndohet edhe më shumë situata te Man United: Tani ka përplasje mes Ten Hag dhe Martial

Manchester United është në një tjetër sezon për t’u harruar. Në Ligën e Kampionëve vetëm teoria i çon në fazën eliminatore dhe në Ligën Premier janë vetëm të shtati.

Në vizitën e së shtunës te Newcastle, ata humbën 1-0 dhe duke pasur parasysh lojën e treguar, duhet të jenë të lumtur që u mposhtën minimalisht. Mediat angleze shkruajnë se gjatë ndeshjes ka pasur një debat mes trajnerit Eric ten Hag dhe Anthony Martial.


Trajneri holandez u çmend me francezin në mesin e pjesës së parë pasi sulmuesi nuk u kthye në mbrojtje dhe në minutën e 60-të në vend të tij hyri Rasmus Hojlund. Francezi është i tërbuar që u desh të largohej dhe as nuk e shikoi Ten Hagun në rrugën e tij drejt bankinës.

Me rezultatet e fundjavës që shkoi, Opta ofron statistika se kush mund ta fitojë Ligën Premier
Lexo po ashtu Me rezultatet e fundjavës që shkoi, Opta ofron statistika se kush mund ta fitojë Ligën Premier

Pak më vonë, në një emision, legjenda e United, Roy Keane e ktheu vëmendjen te Martial.

“Ne e falim Martialin sepse ai shënon një gol çdo 14 vjet. Unë do të them vetëm një gjë: nëse Newcastle na vë nën presion, më mirë të merrni topin, të ndihmoni ekipin të ngrihet dhe të marrë pak hapësirë”, ka rhënë legjenda e United.

“Çfarë bëri Martial? Ai preku topin dhe e dorëzoi lehtë. United u përpoq ta shpëtonte prej tij disa vjet më parë. Një ekip gjykohet nga mënyra se si ai luan në ndeshjet e mëdha. Nëse Martial nuk është i aftë për këtë, atëherë ndoshta ai nuk duhet të jetë lojtar i United”, shtoi Keane për Sky Sports. /Telegrafi/