LAJMI I FUNDIT:

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

Ndërsa gjithë Evropa e futbollit përgatitet për një nga eventet më të mëdha të verës së vitit të ardhshëm – Kampionatin Evropian “Euro 2024”, tifozët kanë filluar tashmë garën për të siguruar një vend në stadium për të ndjekur nga afër përballjet e skuadrave të tyre kombëtare.

Por këtë vit, përballjen për biletat e shumta të kërkuara e vështirëson vendimi i sapo marrë nga UEFA.


Në një njoftim të fundit, shtëpia e futbollit evropian bëri të ditur se do t’i caktojë çdo kombëtareje saktësisht 10 mijë bileta për çdo ndeshje në fazën e grupeve. Ky vendim zbatohet pavarësisht se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja dhe cilat janë kapacitetet e tij.

Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'
Lexo po ashtu Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

“Këto bileta do të shpërndahen sipas mënyrës që çdo federatë përkatëse zgjedh t’i shesë biletat për tifozët e saj. Për më shumë informacione, tifozët mund të vizitojnë faqen e dedikuar të skuadrave në EURO2024.com/tickets“, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Për ata tifozë që nuk arritën të plotësojnë kriteret e vendosura nga federatat e tyre përkatëse, ose nuk mbështesin një skuadër të caktuar, UEFA ofron një mundësi alternative. Ata inkurajohen të aplikojnë përmes një lotarie publike në EURO2024.com/tickets, nga tani e deri më 12 dhjetor.

Vendimi i UEFA-s për biletat mund të jetë një zhgënjim për disa, por gjithashtu paraqet një mundësi për tifozët pa përkatësi specifike për të qenë pjesë e atmosferës së jashtëzakonshme që pritet të mbizotërojë në stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë “Euro 2024”. /Telegrafi/