LAJMI I FUNDIT:

Xavi tregon se si kishte tentuar të transferojë Moratan tek Barcelona

Xavi tregon se si kishte tentuar të transferojë Moratan tek Barcelona

Xavi ka zbuluar admirimin që ka për sulmuesin Alvaro Morata dhe ka treguar se si ai kishte biseduar me të rreth një transferimi të mundshëm tek Barcelona.

Trajneri i Barcelonës ka konfirmuar se ai kishte pasur një bisedë me yllin e Atletico Madridit dhe kishte shprehur dëshirën që ai t’i bashkohet Barcelonës.


Ai gjithashtu ka zbuluar admirimin që ka për sulmuesin spanjoll dhe dëshirën që kishte për ta sjellë atë tek blaugranasit, por që fatkeqësisht lëvizja asnjëherë nuk u bë realitet.

“Është e vërtetë që doja të nënshkruaja me të. Ishte një mundësi. Unë po bisedoja me të dhe e dëshiroja atë në ekipin tim, por nuk mund të ndodhte”, kishte thënë Xavi para gazetarëve.

Joao Felix: Unë dhe të gjithë lojtarët preferojmë stilin e Barcelonës para atij të Atleticos
Lexo po ashtu Joao Felix: Unë dhe të gjithë lojtarët preferojmë stilin e Barcelonës para atij të Atleticos

“Ai është një sulmues që e pëlqej shumë. Morata është një sulmues i madh. Ai punon shumë për skuadrën, i sulmon mirë hapësirat. Me të vërtetë e pëlqej shumë. Me të dhe me Griezmann, Atletico ka një dyshe perfekte të sulmit”, u shpreh tekniku spanjoll.

Gjiganti spanjoll u raportua se janë munduar të nënshkruajnë me Moratan në janar të vitit 2021 kur ai atëherë ishte në huazim tek Juventusi nga Atletico Madridi.

Ish-sulmuesi i Chelseat nuk kishte shumë minuta tek klubi italian dhe po konsideronte mundësinë e rikthimit tek Atletico para se të bëj një lëvizje drejt “Camp Nou”.

Bianconerët nuk dëshironin që ta lironin Moratan në atë kohë dhe për këtë arsye transferimi i tij tek katalanasit nuk ndodhi.

Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet
Lexo po ashtu Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

31-vjeçari po kalon në një formë të shkëlqyer për Atleticon këtë sezon, teksa ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje përgjatë të gjitha garave, ku shtatë prej tyre erdhën në La Liga aq sa ka edhe Lewandowski.

Morata me siguri do ta nis nga minuta e parë sfidën e nesërme (e diel) ndaj Barcelonës që do të luhet në “Montjuic” me fillim nga ora 21:00.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori