LAJMI I FUNDIT:

“E kanë parë familja e vet videon”, Santiana në gjendje të rënduar emocionale pasi i dashuri nuk i dha sinjal

“E kanë parë familja e vet videon”, Santiana në gjendje të rënduar emocionale pasi i dashuri nuk i dha sinjal
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një episod tensionues është shfaqur në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, ku afërsia në mes të Santiana Malokut dhe Bucit ka marrë një kthesë të re dhe të papritur.

E fejuara e Bucit, hyri të premten brenda në shtëpinë dhe pa të ngurruar udhëzoi Bucin që të distancohet nga Santiana.

Ajo i sugjeroi që të ndryshojë lojën e tij dhe të mos i afrohet më Santianës, çështje që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë.


Ndërkohë, për të rënduar edhe më shumë situatën, i dashuri i Santianës, i cili fillimisht kishte shprehur vendosmërinë për të komunikuar ndjenjat e tij përmes një letre drejtuar asaj, ndryshoi mendje në momentin e fundit, dhe kjo gjë iu bë e ditur asaj në spektakël nga prezantuesit e programit.

Vendimi për të mos e dërguar letrën e tij, duke lënë Santianën në një pavendimësi dhe stres për marrëdhënien e tyre të jashtme.

Akuzat shokuese të Albyt në spektakël: Linda më ka ftuar mua dhe Azemin në një treshe bashkë
Lexo po ashtu Akuzat shokuese të Albyt në spektakël: Linda më ka ftuar mua dhe Azemin në një treshe bashkë

Pas përfundimit të spektaklit, emocionet e Santianës dolën në sipërfaqe, dhe ajo u pa duke qarë, e mbytur nga ndjenjat dhe pasiguritë që e kanë përfshirë.

Në një moment të ndjeshëm, ajo shprehu shqetësimin e saj për marrëdhënien me të dashurin, duke thënë se ishte e ngatërruar dhe jo e qartë në lidhje me zhvillimet e fundit: “Nuk mundem, kumedit sa veta e kanë pa videon, e kanë pa familja e tij, është shumë e rëndë për mu, nuk mundem më përballu”, tha Santiana në një bisedë me Lindën dhe Albën.

Për Santianën, kjo përvojë po rezulton të jetë një udhëtim i vështirë emocionalisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari

Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari

Magazina
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori