Ish-presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është njëri prej njerëzve që ka kontribuuar më së shumti në futbollin kosovar, duke ndihmuar jo vetëm klubin e që udhëhiqte, por edhe klubet dhe sportet tjera.
Ai së fundmi ka lartësuar legjendën e futbollit shqiptar, Besnik Hasin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për ta udhëhequr Përfaqësuesen e Kosovës.
Ejupi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka insistuar se Hasi e meriton më së shumti se çdo kush tjetër që t’i besohet detyra e përzgjedhësit të Kosovës, për shkak të përvojës, karrierës dhe ndjeshmërisë që e ka për vendin e tij, për dallim nga përzgjedhësit e huaj që ishin së fundmi.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe prijësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht kreun e saj, Agim Ademin duke e akuzuar për keqmenaxhim.
Postimi i plotë nga Remzi Ejupi në “Facebook” pa ndërhyrje
Sa me fat jemi që të kemi e mjerë ne që s’ta dimë vlerën dhe që s’dimë të të shfrytëzojmë!
Zgjedhja e trajnerit vazhdon të jetë njëri nga minuset më të mëdhenj dhe problemet kryesore të Kombëtares së Kosovës.
Gabimi besoj se ka filluar qysh në ditën kur u largua ai që e krijoi këtë skuadër, arkitekti i saj, Albert Bunjaki, pa ju dhënë mundësia që ta tregojë veten.
Të gjithë ata që erdhën pas tij ishin trajnerë pa asnjë histori suksesi dhe gati gati anonimë për futbollin tonë.
Se si zbarkuan ata në vendin tonë, duhet kërkuar përgjigje nga përgjegjësit.
Ata duhet të tregojnë edhe se kush ishte “mësit” për ardhjen e tyre!
E tash, kur kemi mbetur pa trajner dhe kur përmenden emra të ndryshëm “për hava”, shtrohet pyetja: përse nuk zgjidhet një emër i madh e me sukses e me bagazh të pasur si Besnik Hasi në krye të reprezentacionit tonë???
Motivi kryesor është ndjenja e inferioritetit karshi kujtdo që ka arritur sukses në jetë nga të pasuksesshmit drejtues të futbollit kosovar.
Presidentit tonë i vlen më shumë dhe i shkon për shtati një trajner anonim që të dominohet dhe të kontrollohet prej tij në çdo gjë, në çdo aspekt, madje edhe në zgjedhjen e futbollistëve, pa e marrë parasysh dëmin e madh që ia ka bërë futbollit tonë me injorancën dhe keqdashjen e tij.
I duhet dikush që nuk e ka besimin e tifozëve, që nuk ka emër të madh në këtë vend, që nuk ka dashuri për këtë vend, që e sheh Kosovën si një “trampolinë”, që nuk i dhemb kur një futbollist nuk vjen të luajë dhe madje edhe kur i vjen keq kur e mposht një kundërshtar!
Klima në Kombëtaren e Kosovës është negative, kemi rënë në humnerë.
E lëshuam rastin jetik kundër Maqedonisë së Veriut për të shkuar në Euro 2020, ndërsa tash na erdhi një tjetër mundësi e artë, të cilën nuk ditëm ta shfrytëzonim në një grup modest, duke mbetur edhe jashtë Euro 2024, madje në vendin e parafundit.
Është e dhimbshme kjo pasi nuk e dimë nëse do të na vijnë raste të tjera si këto pasi kjo gjeneratë po shkon dhe lojtarët e rinj po hezitojnë të vijnë për të luajtur për Kosovën shkaku i keqmenaxhimit, i mjerimit që e ka kapluar futbollin e këtushëm.
Deri kur do të tolerojmë që tifozët e paguar të përzihen tek Kombëtarja dhe të tentojnë t’i sulmojnë futbollistët në aeroplanin e ekipit!?
Deri kur do të durojmë që të shohim skena të tilla dhe raste të tillë si ai i Edon Zhegrovës, një pasuri për Kombëtaren e Kosovës, i cili po trajtohet në mënyrën më të ulët të mundshme!?
Asnjërën nga këto nuk do t’i pranonte KURRË legjenda Besnik Hasi.
Ne e kemi fatin që kemi njerëz si ai, që e dashurojnë pastër dhe pa hile këtë popull dhe këtë vend, të cilin e nderoi me sukseset e tij ndër vite.
E arritjet e tij, djersa, ndershmëria dhe sakrifica i pengon një njeriu që është në krye të Federatës, e që ndihet inferior, pasi do ta rrezikonte atë duke ia nxjerrë në shesh pandershmërinë, të palarat, hilet dhe tentimin për të vjedhur.
Në fund, për fatin e keq miq, i kemi në krye këta njerëz të lindur dhe të rritur inferiorë dhe të padijshëm, që për ta mbajtur këtë pushtet të vjedhur e të pamerituar, do të vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë futbollin tonë.
Sa me fat jemi që e kemi e mjerë ne që s’ia dimë vlerën dhe që s’dimë ta shfrytëzojmë një diamant si Besnik Hasi!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje