LAJMI I FUNDIT:

Hamasi tha se armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve, reagon Blinken

Hamasi tha se armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve, reagon Blinken

Antony Blinken iu kundërpërgjigj pretendimeve të Hamasit se SHBA-ja dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse dëshironin që armiqësitë të rifillonin mes të dyja palëve.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron në Dubai, ku ka dhënë një deklaratë për shtyp pas akuzave të Hamasit se amerikanët dhe izraelitët janë shkaktar të prishjes së armëpushimit në Gaza.

New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë
Lexo po ashtu New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund – ajo mori fund për shkak të Hamasit”, tha ai.


Zyrtari amerikan përmend raketat e lëshuara drejt Izraelit përpara përfundimit të armëpushimit dhe disa të shtëna në Jerusalem, si shembuj që dëshmojnë se Hamasi nuk ishte i interesuar të respektonte kushtet e marrëveshjes.

“Ajo [gjithashtu] hoqi dorë nga angazhimet që mori për sa i përket lirimit të disa pengjeve”, shton ai, raporton skynews.

"Vrasjet e civilëve nuk duhet të përsëriten", Blinken thotë pas takimit me zyrtarët e Izraelit
Lexo po ashtu "Vrasjet e civilëve nuk duhet të përsëriten", Blinken thotë pas takimit me zyrtarët e Izraelit

Blinken thotë se fokusi i SHBA-së është në kthimin e pengjeve ndërsa vazhdimisht po ua kujton autoriteteve izraelite që të mos i vrasin civilët në Gaza.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në të njëjtën linjë si Blinken ka fajësuar Hamasin për prishjen e armëpushimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori