LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora merr vëmendjen me interpretimin dhe paraqitjen e saj në eventin “Business of Fashion Voices”

Rita Ora merr vëmendjen me interpretimin dhe paraqitjen e saj në eventin “Business of Fashion Voices”

Rita Ora iu bashkua bashkëshortit të saj Taika Waititi në darkën dhe festën Gala të “Business of Fashion Voices” mbrëmjen e së enjtes.

Këngëtarja, 32 vjeçare, e cila performoi në event, zgjodhi të vishte një fustan të shkurtër të zi kur mbërriti në ‘Soho Farmhouse’ në Chipping Norton.

Ajo kombinoi numrin e strukturuar me çorape të zbehta dhe çizme me takë të çuditshme, shkruan DailyMail.


Rita theksoi tiparet e saj me një hije dramatike të argjendtë të syve dhe mbajti një çantë të lëmuar prej lëkure në dorë për të kompletuar veshjen e saj.

Vjosa Osmani publikon një video përmbledhëse të darkës së yjeve, ku prezente ishte edhe Rita Ora me burrin e saj Taika Waititi
Lexo po ashtu Vjosa Osmani publikon një video përmbledhëse të darkës së yjeve, ku prezente ishte edhe Rita Ora me burrin e saj Taika Waititi

Duke qëndruar pranë bashkëshortit për një fotografi, Taika, 48 vjeç, dukej shumë elegant i veshur me një kostum blu dhe një këmishë të bardhë të shtresuar poshtë.

Më vonë, në mes të performancës së saj, Rita ndërroi fustanin duke veshur një model tjetër me lule blu.

Bashkë me çiftin në event ishte stilistja e modës Diane von Fürstenberg, 76 vjeçare, e cila mbante të veshur një bluzë me qafë të lartë me një xhaketë dhe pantallona prej sateni.

Pas eventit, Rita ndau me ndjekësit një pasqyrë të pushimeve të saj të fundit në Skoci me bashkëshortin Taika në një postim në Instagram të enjten.

Kjo paraqitje e saj vjen pas disa ditësh pushimi që ylli ndërkombëtar ka shijuar në vendlindjen e saj, në Kosovë.

Ajo erdhi në Prishtinë mëngjesin e së dielës ku e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, festoi ditëlindjen e 33-të dhe u nderuar nga kryetari i Prishtinës me “Çelësin e Qytetit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Kalo në kategori