LAJMI I FUNDIT:

“Vrasjet e civilëve nuk duhet të përsëriten”, Blinken thotë pas takimit me zyrtarët e Izraelit

“Vrasjet e civilëve nuk duhet të përsëriten”, Blinken thotë pas takimit me zyrtarët e Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se në takimet që zhvilloi sot me udhëheqësit e Izraelit, ai u tha atyre se kur forcat mbrojtëse izraelite të rifillojnë fushatën ushtarake, duhet të përcaktojnë qartë zonat e shumta të sigurta në jug dhe në qendër të Gazës për civilët.

Duhet gjithashtu të shmangin zhvendosjen e mëtejshme masive të palestinezëve dhe të shmangin shënjestrimin e “infrastrukturës kritike për jetën” si spitalet, termocentralet dhe impiantet e trajtimit të ujit dhe të lejojë kthimin përfundimtar të palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, Blinken pranon se këto masa janë të vështira për t’u zbatuar për shkak se Hamasi po i përdorim njerëzit si mburoja, por këmbëngul se Izraeli ka ende një detyrim për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe një ushtri mjaft të sofistikuar për të arritur objektivat, raporton timesofisrael.


Blinken e fillon konferencën për shtyp duke thënë se “fokusi i menjëhershëm i administratës Biden është të punojë me partnerët tanë për të zgjatur pauzën” në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, në mënyrë që më shumë pengje të mund të dalin nga Gaza dhe më shumë ndihma të mund të hyjnë në Rripin e Gazës.

Blinken thotë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë qëllimin e Izraelit për të zhdukur Hamasin në Gaza. Izraeli ka të drejtë të sigurojë që masakra e 7 tetorit të mos përsëritet, thotë ai, duke theksuar se Rripi nuk mund të mbetet nën kontrollin e Hamasit.

Të shtënat terroriste vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm në Jerusalem “nënvizuan” synimet e grupit terrorist. Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin “dhe i quajti autorët “heronj”, vëren ai.

Megjithatë, “mënyra se si Izraeli mbron veten ka rëndësi”, thotë Blinken. Izraeli duhet të veprojë në përputhje me “ligjin humanitar dhe ligjet e luftës, edhe kur përballet me një grup terrorist që nuk respekton asnjërën”, thotë ai.

Në takimet me liderët izraelit, ai thotë se i “bëra të qartë se përpara se Izraeli të rifillojë operacionet e mëdha ushtarake, duhet të vendosë plane humanitare dhe të mbrojtjes civile që minimizojnë viktimat e mëtejshme të palestinezëve të pafajshëm. Kjo nënkupton marrjen e hapave më efektivë për të mbrojtur jetët e civilëve, duke përfshirë përcaktimin e qartë dhe të saktë të zonave dhe vendeve në Gazën jugore dhe qendrore ku ata mund të jenë të sigurt dhe jashtë vijës së zjarrit”.

Do të thotë gjithashtu shmangia e zhvendosjes së mëtejshme të konsiderueshme të civilëve të Gazës, thotë ai, dhe “shmangia e dëmtimit të infrastrukturës kritike për jetën si spitalet, si stacionet e energjisë elektrike dhe objektet e ujit”.

Ndryshe, Blinken gjithashtu është takuar edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori