Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës, ka deklaruar se ka pasur një proces për ndarjen e Kosovës në dialogun me Serbinë pas vitit 2015.
Ai ka theksuar se ka pasur takime, investime dhe lobime për një draftim të ndarjes.
“Ju e dini që edhe në 2013-ën edhe në 2015-ën e pastaj vazhdoi me një proces tjetër për ndarjen e Kosovës. Unë e di shumë që ka pasur, ka pasur takime, ka pasur investime për ta çuar përpara atë draft, ka pasur lobime për atë draft. Nuk ka spekulime këtu, unë po e them konkret dhe ju e dini konkret. Edhe e dini se kush e ka përkrahur”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Bahtiri gjithashtu ka deklaruar se këtë informatë e ka marrë në një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi, ku thuhet se kanë biseduar për këtë proces.
“Unë po them saktë se ajo ka qenë dhe e dini shumë mirë si ka qenë. Unë po flas çfarë është e vërteta edhe çfarë më është thënë mua në katër sy. Më ka thënë personalisht Hashim Thaçi, prej orës 18:00 deri më 01:00 të mbrëmjes, ashtu ka qenë, nuk kam qenë vetëm aty kanë qenë disa njerëz aty. Nuk dua të tregoj se kush ka qenë dhe ku kemi qenë. Nëse unë them diçka dhe nuk është e saktë çfarë po them unë, unë jam i gatshëm 20 vjet të shkojë në burg, unë nuk flas pa qenë i saktë, edhe asnjëherë fjalët e mia s’ka mundur askush t’i mohoj” , ka deklaruar Bahtiri.
Ndërsa, analisti Dardan Gashi, ka kundërshtuar pretendimet e Bahtirit, duke thënë se ka pasur ide për ndarjen e Kosovës, por jo një proces konkret.
“Nuk është e vërtetë që ka pasur proces, unë e di që ka pasur ide, pra unë di vetëm për idetë. S’ka pasur proces për ndarjen e Kosovës, ka pasur ide, por jo proces. Nuk e gjen një letër fakt që ka pasur, sepse ide mundet të ketë gjithkush”, ka deklaruar Gashi.
Gashi shtuar se pyetjet e para drejtuar Federica Mogherini, atëbotë përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, nuk kanë gjetur asnjë dokument që dëshmon procesin e ndarjes së territorit.
“Pyetjet e parë që kemi pasur ndaj zonjës Mogherini i ka qenë kështu: A ka ndonjë shkresë apo dokument para se me fillu këtë takim që ndërlidhet me idenë e shkëmbimit të territoreve, dhe BE-ja në atë kohë ka thënë që nuk asnjë dokument dhe kurrë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka deklaruar analisti Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A