LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi i dhunës në familje nga policia, IPK del me nëntë rekomandime

Trajtimi i dhunës në familje nga policia, IPK del me nëntë rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e inspektimit lidhur me “Trajtimin e dhunës në familje nga Policia e Kosovës”, në të cilin jepen rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e përmbushjes së ekipeve hetimore për trajtimin e rasteve.

Inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta dhe është përqendruar në stacionet policore në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike dhe në Divizionin e Policimit në Bashkësi.


Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Policia e Kosovës në të gjitha nivelet e organizimit të saj është duke përmbushur objektivat në përmbushje të mandatit dhe obligimeve që dalin nga Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e njësive patrulluese dhe atyre hetimore në trajtimin me sukses të veprave penale të kësaj natyre.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues, operativ dhe hetimor.

IPK-ja në kuadër të raportit të inspektimit ka dhënë 9 rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e përmbushjes së ekipeve hetimore me personel të mjaftueshëm për trajtimin e rasteve, ushtrimin e kontrolleve për të siguruar kohë më të shpejtë të reagimit në thirrje të qytetarëve për dhunë në familje, përpilimin e raporteve ditore lidhur me të gjitha rastet, ndjekjen e procedurës së aprovimit të kallëzimeve penale sipas zinxhirit komandues të përcaktuar, sigurimin e teknologjisë për komunikim për intervistimin e palëve, krijimin dhe funksionalizimin e “dhomave mike” në kuadër të stacioneve, etj.

Raporti i plotë i inspektimit është publikuar në faqen zyrtare të IPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori