LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë, Hoxha vizitoi policët e plagosur në operacionin ndaj grabitësve të argjendarisë në Suharekë

Drejtori i Policisë, Hoxha vizitoi policët e plagosur në operacionin ndaj grabitësve të argjendarisë në Suharekë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë, sot në orët e paradites kanë vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan në parandalim të grabitjes së armatosur, të ndodhur me  22.11.2023 në Suharekë.

Po ashtu në orët e pasdites, drejtori Hoxha vizitoi në SHSKUK edhe zyrtarin policor, i cili u plagos sot, gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë.


Plagosja e zyrtarit ka ndodhë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri drejt policisë nga njëri prej grabitësve.

“Veprimet profesionale të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje u detyruan të përdorin forcën proporcionale, bënë neutralizimin e grabitësit që shtiu me armë zjarri, si dhe arrestimin e disa të dyshuarve tjerë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherësh i falënderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht ai ka shprehur mbështetje dhe përkrahje të pakursyer ndaj zyrtarëve policorë, dhe uroi që të kthehen së shpejti në familjen e madhe policore, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori