LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Ligës Premier po aktivizojnë ende dy futbollistë duke e ditur se janë nën hetimin e policisë për dhunë seksuale ose në familje

Klubet e Ligës Premier po aktivizojnë ende dy futbollistë duke e ditur se janë nën hetimin e policisë për dhunë seksuale ose në familje

Klubet e Ligës Premier janë në qendër të vëmendjes për veprimet e futbollistëve dhe mbajtjen e një figure të lartë në rolin e tyre, pasi viktimat e dyshuara të dhunës seksuale ose në familje kanë pohuar se federata angleze dhe liga po i japin përparësi interesave të tyre mbi sigurinë e femrave.

Një raport i ri ka zbuluar se shtatë skuadra në ligën e lartë angleze kanë pasur lojtarë ose zyrtarë të hetuar nga policia për ofendime seksuale gjatë tri viteve të fundit, por një numër lojtarësh kanë vazhduar të luajnë, dhe viktimat e supozuara kanë thënë se përgjigjet pas raportimit të akuzave në secilin organ qeverisës janë përballur me vonesa, mosveprim ose mungesë transparence mbi protokollin.

Duke folur për BBC, viktimat e supozuara treguan se në disa raste, mungesa e veprimit nga organet drejtuese, si p.sh. pezullimi i lojtarit gjatë kryerjes së një hetimi, kishte bërë që gratë e tjera të rrezikoheshin nga sulmet seksuale, ose në një rast, çoi në tentativën e një viktime që t’i merrte jetën.


Femrat– duke përfshirë pesë që ndanë akuza për përdhunim dhe sjellje kontrolluese në lidhje me një futbollist, të quajtur Lojtari X – folën për ndikimin e publicitetit dhe promovimit të vazhdueshëm nga klubet e futbollit duke sugjeruar se nuk ka të vërteta për akuzat e mëparshme.

Ish-lojtari i Manchester City, Benjamin Mendy, ka nisur një padi prej shumë milionë funtesh kundër ish-klubit të tij pasi ai u pezullua pa pagesë pasi u akuzua për një sërë veprash seksuale të cilat mbrojtësi i mohoi – dhe më vonë u shpall i pafajshëm në Gjykatën Chester Crown më herët këtë vit.

I huazuari i Manchester United te Getafe, Mason Greenwood, u pezullua me pagesë pasi u akuzua për tentativë përdhunimi dhe dhunë në familje, por kur akuzat u hoqën nga Prokuroria e Kurorës pas ‘tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë’, klubi kreu hetimin e vet të brendshëm.

Por, dy lojtarë (identiteti i tyre ende mbetet i pazbuluar) ende vazhdojnë të luajnë në Ligën Premier, përkundër se kanë akuza dhe po hetohen nga policia britanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori