Vazhdon kërkimi i 14-vjeçares që u zhduk në Shkup, përfshihet edhe INTERPOL-i
Kërkimi për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk në Shkup, po hyn në ditën e katërt. Siç informoi dje MPB-ja, nga Interpoli është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Nga Policia e Maqedonisë thonë se është marrë masa e menjëhershme për gjetjen e 14-vjeçares, janë përfshirë kapacitetet e plota të shërbimeve policore në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën dhe janë kontrolluar kamerat. Informacioni për vajzën e zhdukur është vendosur edhe në Stop-listën e pikave kufitare.
Vanja Gjorçevska është zhdukur mëngjesin e së hënës në Shkup, rrugës për në shkollën Pestaloci afër “Debar Malo”. Herën e fundit ajo është parë në bulevardin e “Aradhat Partizane” përballë “Broz Kafe”, prej ku humbi.
“Vajza është e gjatë 175 centimetra dhe peshon 58 kilogramë. Ajo ka flokë kafe të errët, sy kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm dhe ka një nishan në anën e djathtë të fytyrës.
Para zhdukjes ajo kishte veshur një bluzë blu, xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe. Ajo mbante një çantë shpine shkolle dhe një celular iPhone”, njoftoi MPB.
Përveç policisë, Vanj-n po e kërkojnë edhe shokët e saj të klasës, të cilët po i ngjitin fotot e saj në qytet, si dhe familjarë, të afërm e miq, klubi i gjuetisë dhe një numër i madh qytetarësh të përfshirë në kërkim./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPa takim trepalësh në Bruksel, Borrell: Kurti paraqiti tri kushte
Vërshime në Opojë, gjendje alarmante në disa fshatra
Kurti: Kërkova zbatimin e Marrëveshjes bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radoiçiqit
Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës
Vuçiq: Nuk jam takuar me Kurtin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë