LAJMI I FUNDIT:

Një “sistem diellor me gjashtë planetë në sinkroni të përsosur” është gjetur në Rrugën e Qumështit

Një “sistem diellor me gjashtë planetë në sinkroni të përsosur” është gjetur në Rrugën e Qumështit

Astronomët kanë zbuluar një sistem diellor të rrallë të sinkronizuar me gjashtë planetë që thuhet se lëvizin si një orkestër e madhe kozmike, të paprekur nga forcat e jashtme që nga lindja e tyre miliarda vjet më parë.

Zbulimi, i shpallur të mërkurën, mund të ndihmojë në shpjegimin se si u krijuan sistemet diellore në të gjithë galaktikën “Rruga e Qumështit”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe ky “sistem” thuhet se është 100 vite dritë larg në konstelacionin Coma Berenices.

Një palë satelitë të kërkimit të planetëve – Tess i NASA-s dhe Cheops i Agjencisë Evropiane të Hapësirës – u bashkuan për vëzhgimet.

Siç thuhet më tej, asnjë nga planetët në sinkroni të përsosur nuk është brenda të ashtuquajturës zonë të banueshme të yllit, që do të thotë pak ose aspak gjasa për jetë, të paktën siç e njohim ne.

Adrien Leleu nga Universiteti i Gjenevës, i cili ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar publikoi rezultatet në revistën Nature.

Ky sistem diellor është unik sepse të gjashtë planetët lëvizin ngjashëm me një simfoni të sinkronizuar në mënyrë perfekte, thanë shkencëtarët. Në terma teknikë, ajo njihet si rezonancë që është “e saktë, shumë e rregullt”, tha bashkëautori Enric Palle i Institutit të Astrofizikës së Ishujve Kanarie.

Sipas shkencëtarëve, të gjitha sistemet diellore, duke përfshirë edhe tonin, mendohet se kanë nisur si ky. Por vlerësohet se vetëm 1 në 100 sisteme e kanë ruajtur atë sinkroni, dhe i yni nuk është një prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori