LAJMI I FUNDIT:

Walid Hamidi zgjedhet ylli i javës nga FFK

Walid Hamidi zgjedhet ylli i javës nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 15-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Walid Hamid.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Sunaj Keçi, Blerim Haxholli dhe Besim Slishani.


Ky komision vlerësoi që Walid me depërtimet e tij të rrezikshme e vuri në vështërsi ekipin vendas dhe me asistimet e tij e vulosi ndeshjen Malisheva-Ballkani’.

Pasi mori këtë çmim Walid u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Jam shumë i lumtur për këtë trofe, ku u zgjodha si lojtari i javës. Kam mësuar shumë nga trajneri dhe nga bashkëlojtarët e mi të mirë. Falënderoj të gjithë grupin tonë. Këtë fitore e arritëm së bashku. Shpresojmë të jemi përsëri kampionë sepse e meritojmë. Ndeshja shkoi mirë”.

“Sidomos në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe arritëm të shënonim 2 gola. Po ashtu, edhe pjesa e dytë ishte një shfaqje e mirë e lojës. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Jemi të përqendruar në çdo lojë dhe pse jo, të jemi përsëri kampionë”, tha Walid Hamid për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori