LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Chiesas në Juventus varet nga trajneri i ardhshëm

E ardhmja e Chiesas në Juventus varet nga trajneri i ardhshëm

Federico Chiesa është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin, por thuhet se shumë varet se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit nga Torino.

26-vjeçari ka më pak se dy vjet të mbetura nga kontrata e tij aktuale me Torino dhe klubi është i prirur të blindoj yllin e tyre me një kontratë të re. Në verë, ai refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.


Chiesa së fundmi lavdëroi trajnerin e Italisë, Luciano Spalletti, pas fitores 5-2 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke vënë në dukje se si ekipi është ‘më pozitiv dhe sulmues’ nën trajnerin e tyre të ri.

Megjithatë, në Torino ka një sistem më pragmatik dhe mbrojtës nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.

Sipas Tuttomercatoweb, drejtori i Juventusit, Crisitano Giuntoli është duke u përgatitur për bisedime me agjentin e Chiesas, Fali Ramadani, ku ata do të diskutojnë një kontratë të re pesëvjeçare për anësorin itlaian.

Ndërsa 26-vjeçari i ka dhënë përparësi Zonjës së Vjetër, është e qartë se ai dëshiron të luajë në një sistem më sulmues dhe pozitiv, kështu që vendimi i tij do të varet gjithashtu nga cili trajner do të zëvendësojë Allegrin në Piemonte. /Telegrafi/