Ndryshimet në komunikacion dhe shkurtimi i orarit të punës së disa institucioneve – gjithçka që duhet të dini për Samitin e OSBE-së në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se duke filluar nga sot nga ora 13:00, e deri në përfundim të Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) 2023 dhe më datë 30.11.2023 ( e enjte), i cili do të mbahet në QSR “Boris Trajkovski” në Shkup, për trafik do të jenë të mbyllura bulevardin “Ilindeni”, edhe atë nga udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri në udhëkryqin me rrugën “E Lubjanës” dhe bulevardin “8-të Shtatori”, deri në udhëkryqin me rrugën “Skupi” deri në udhëkryqin me bulevardin “Aradhat Partizane”.
Nga MPB-ja njoftojnë se për këto arsye Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit.
Për shkak të mbajtjes së Samitit, me vendim të Qeverisë, sot punonjësit e administratës shtetërore dhe publike në Shkup do të punojnë deri në ora 12:00, ndërsa nesër është ditë jopune për administratën shtetërore dhe publike, dhe nuk do të punojnë as shkollat fillore dhe të mesme në zonën e Qytetit të Shkupit.
Rekomandohet që sektori privat, veçanërisht në Komunën e Karposhit dhe komunat që gravitojnë rreth qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar Palas”, të zbatojnë vendimet e Qeverisë.
Institucionet shëndetësore në Shkup sot dhe nesër do të punojnë si zakonisht.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk do të ketë kurrfarë pengesash në funksionimin e mbrojtjes shëndetësore për pacientët këto dy ditë. Për shkak të mbajtjes së Këshillit ministror të OSBE-së, institucionet mjekësore janë të obliguara të sigurojnë ekipe kujdestare të mjekëve dhe personel tjetër mjekësor me hapësira të nevojshme dhe pajisje për dhënien e ndihmës mjekësore nëse ka nevojë.
“Nevojat për sigurimin e Samitit tashmë janë locuar. Janë locuar ekipe, automjete, gjithçka është mbuluar dhe është në rregull. Edhe ekipe nga qytete tjera janë në ‘stand by’, nëse ka nevojë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Klinika për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendra urgjente (TOARILUC) thonë se do të punojnë me orar të zakonshëm.
“Klinika do të punojë normalisht të mërkurën dhe të enjten, pavarësisht që në Shkup mbahet takimi i ministrave të OSBE-së. Të gjithë të punësuarit do të jenë në vendet e tyre të punës”, deklaroi drejtori i TOARILUC, Aleksandar Trajanovski.
Qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit do të zhvillohet si rregullisht, informojnë nga TAV Maqedoni. Edhe nga Navigacioni i Maqedonisë M-NAV, ofruesi kombëtar i shërbimit të navigacionit ajror, nuk pritet ndonjë vonesë në linjat ajrore të rregullta apo ato të paralajmëruara shtesë për takimin ministror të OSBE-së.
TAV u bën apel udhëtarëve që të ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e qarkullimit nëpër qytet për të mbërritur në kohë në aeroport.
“TAV Maqedoni njofton se qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në ditët në vijim – 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, do të zhvillohet rregullisht, por në të njëjtën kohë u bën apel udhëtarëve që t’i ndjekin udhëzimet dhe njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me regjimin e komunikacionit në Qytetin e Shkupit, për të arritur me kohë në fluturimet e tyre, gjegjësisht në aeroport”, thonë nga TAV Maqedoni.
Nga ana tjetër, M-NAV në një deklaratë theksoi se sipas kapaciteteve të publikuara dhe potencialit njerëzor në dispozicion, nuk presin vonesa në linjat e rregullta ajrore apo fluturime të paralajmëruara shtesë lidhur me Takimin ministror të OSBE-së.
“Të gjithë aeroplanët do të shërbehen në mënyrë efikase dhe të sigurt sipas nevojave”, njofton M-NAV.
Ndërmarrja Publike Qarkulluese Shkup informon se sot transporti publik do të qarkullojë si zakonisht, sipas itinerarit dimëror, ndërsa të enjten autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.
Nga NQP do të japin informacione shtesë gjatë ditës në lidhje me ndryshime shtesë të cilat mund të vijojnë rreth itinerarit të transportit publik në Shkup, gjatë kohëzgjatjes së Samitit të OSBE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet