Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, njoftoi se nga fillimi i javës së ardhshme, do të jetë e mundur të merren shërbimet kadastrale në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Këto shërbime do të administrohen përmes Zyrave Kadastrale Komunale të reja që janë themeluar në secilën prej këtyre komunave.
Në një njoftim në Facebook, ministri Aliu ka treguar se ka bërë një vizitë bashkë me ekipin e tij në këto komuna, ku është diskutuar për lansimin e funksionalizimit të këtyre shërbimeve.
“Qytetarët e komunave në veri nuk do kenë më nevojë që të vijnë tek sportelet e Agjencionit Kadastral të Kosovës, por do kenë Zyrat Kadastrale Komunale në funksion të tyre, ku do të mund të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, fillimisht Certifikatën e Pronësisë dhe Kopjen e Planit, e më vonë edhe shërbimet tjera”, tha Aliu.
Ky hap synon të përmirësojë aksesin e qytetarëve të këtyre zonave në dokumentet kadastrale si Certifikatat e Pronësisë dhe Kopjet e Planit, dhe me kohën do të shtrihet edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e komunave përkatëse, kryetarët Erden Atiq, Lulzim Hetemi, Izmir Zeqiri, Ilir Peci, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe të gjithë ekspertët nga Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme për një bashkëpunim të shkëlqyer në arritjen e sigurimit të pajisjeve teknologjike dhe infrastrukturës përcjellëse, në mënyrë që të funksionalizojmë zyrat kadastrale në këto komuna, pas plot 23 viteve”, tha Aliu.
Ministri Aliu theksoi rëndësinë e lehtësimit të aksesit të qytetarëve në shërbimet kadastrale dhe dixhitalizimin e procedurave si një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e administratës publike. Ai gjithashtu informoi se në këtë vizitë u janë shpërndarë qytetarëve të këtyre komunave Certifikatat e Pronësisë për herë të parë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend