LAJMI I FUNDIT:

Situata në rajon, Rama: Kosova dhe Serbia të trefishojnë përpjekjet për paqe

Situata në rajon, Rama: Kosova dhe Serbia të trefishojnë përpjekjet për paqe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane.

Ndër të tjera ai komentoi qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Albin Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit.


Rama tha se shpresonte shumë që kjo të ecte para.

“Është përgjegjësi e Beogradit që shpalli zi kombëtare në nder të kriminelëve. Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës dehe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi”, deklaroi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se ndihej mirë teksa shihte që kontributi i tij është vlerësuar, sepse siç sqaroi kryeministri shumë prej asaj që ai kishte propozuar ishte pjesë e propozimit të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Kalo në kategori