Rreth tre orë vozitje me veturë nga aeroporti më i ngarkuar në botë, në Atlanta, ndodhet një dyqan i quajtur ” Unclaimed Baggage” që shet gjëra që kanë mbetur ose harruar në aeroport.
Pronarit i erdhi në kokë ideja për këtë lloj biznesi më shumë se gjysmë shekulli më parë, madje sot ka një muze brenda dyqanit ku mbahen gjetjet më interesante, transmeton Telegrafi.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me bagazhet që humbin gjatë udhëtimit, që pronarët nuk vijnë kurrë për t’i marrë dhe që qëndrojnë me muaj në një cep të aeroportit? Në fund të fundit, ato përfundojnë ose në riciklim ose në një nga dyqanet lokale.
Një dyqan në Scottsboro, Alabama, është sot sinonim i shansit të dytë për bagazhin e humbur dhe shumë artikuj të shitur atje janë dukshëm më të lirë se në dyqanet e zakonshme, edhe nëse janë krejt të reja, të pahapura.
Doyle Owens e shfaqi idenë për këtë biznes në vitin 1970, kur pa një reklamë interesante në një ankand: një paletë e tërë valixhesh për të cilat pronarët nuk erdhën kurrë, shitej për 300 dollarë.
Pa asgjë për të humbur veç 300 dollarë, Owens mori hua një furgon dhe u nis nga Alabama në Uashington, DC, në stacionin lokal të autobusëve.
Pasi shpaketoi të gjitha bagazhet e blera, Doyle organizoi një shitje pikërisht në oborrin e shtëpisë që merrte me qira në atë kohë dhe përgjigja e banorëve të Alabamës, ku ai jetonte, ishte fantastike. Me mbështetjen e familjes, ai la punën në një kompani sigurimesh dhe u fut në ujërat e sipërmarrjes.
Pak nga pak, Doyle e zgjeroi biznesin, kështu që së shpejti, përveç transportuesve të autobusëve, linjat ajrore u bënë edhe furnizues të rregullt të bagazheve të humbura.
Biznesi lulëzoi gjithnjë e më shumë dhe së shpejti e gjithë familja filloi ta ndihmonte Owensin. Kështu, ” Unclaimed Baggage” u bë dyqani i vetëm në vend ku mund të blini gjërat e humbura gjatë udhëtimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?
Prindërit në gjumë, fëmija gati sa nuk mbytet! (Video)
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake
Kompania që ofron shërbime me pastruese të zhveshura, nuk pranon më punonjëse të holla - klientët pëlqejnë gra në moshë dhe me figurë të plotë (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare