LAJMI I FUNDIT:

Gati gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe

Gati gjysma e hebrenjve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe

Një sondazh i fundit nga “Fushata kundër Antisemitizmit” ka nxjerrë në pah një rritje të shqetësimit te hebrenjtë britanikë lidhur me nivelin e antisemitizmit në vend.

Pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi Hamas, një pjesë e madhe e komunitetit hebre, po mendojnë të largimohen nga Britania e Madhe.

Nga rezultatet e sondazhit, duket se më shumë se gjysma e hebrenjve në shtetin britanik, aktualisht kanë frikë të shfaqin simbole hebrenje, raporton skynews.


Edhe pse urrejtja ndaj hebrenjve ka qenë problem i njohur, 16 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se policia i trajton krimet antisemitike si format e tjera të krimeve.

Ndër të tjera, 90 për qind e përgjigjeve tregojnë se hebrenjtë britanikë do të shmangin udhëtimin në qendër të qytetit, nëse atje do të zhvillohet një fushatë anti-izraelite.

Gjithashtu sondazhi tregon se më shumë se gjashtë në dhjetë hebrenjë britanikë, kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitarë të një incidenti antisemitik.

Si reagim ndaj kësaj rritjeje të shqetësimit, sot në qendër të Londrës u organizua një marshim masiv kundër antisemitizmit, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, duke treguar kështu se solidarizohen me hebrenjtë dhe janë kundër çdo forme të diskriminimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Kalo në kategori