LAJMI I FUNDIT:

Guardiola debatoi ‘ashpër’ me Nunez pas përfundimit të ndeshjes

Guardiola debatoi ‘ashpër’ me Nunez pas përfundimit të ndeshjes

Pep Guardiola dhe Darwin Nunez u përfshinë në një diskutim të nxehtë pas përfundimit të sfidës mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Liverpooli udhëtoi për në Mançester të shtunën në përpjekje për të siguruar një fitore që do t’i dërgonte ata në krye të tabelës në Ligën Premier.

25 minutat e parë ishin të qetë deri në momentin kur një gabim i Alisson e lejoi Nathan Aken të dhurojë një asistim për Haaland dhe norvegjezi shënoi për t’i dhënë Cityt epërsinë prej 1-0 pas pjesës së parë.


Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 79-të, Alexander-Arnold shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Man City dhe Liverpooli ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier
Lexo po ashtu Man City dhe Liverpooli ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Nunez dhe Guardiola u desh të ndaheshin pasi dyshja në fjalë po shkëmbenin fjalë me njëri tjetrin me tone të larta.

Guardiola u pa dukë bërë me shenjë në drejtim të sulmuesit të Liverpoolit teksa tërhiqej mbrapa nga stafi i trajnerëve. Nunez në anën tjetër u largua nga vendi nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Duke folur pas ndeshjes për BBC Radio, ish-mesfushori anglez Izzy Christensen tha se Jurgen Klopp i ka bërë një favor Guardiolës.

“Mendoj se Jurgen Klopp i ka bërë një favor Pep Guardiolës aty. Mendoj se aty ishte një nervozizëm nga Guardiola por në thelb Liverpooli janë shumë të lumtur me një pikë këtu”.

Pas këtij barazimi, City mbetet në krye të Ligës Premier teksa mbajnë një pikë diferencë me Liverpoolin në vendin e dytë. Megjithatë, kjo ka hapur dyert për Arsenalin për të kaluar në vendin e parë në rast fitoreje ndaj Brentfordit.

Man City 1-1 Liverpool, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Man City 1-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Ndërkohë, Tottenhami mund të parakalojë Liverpoolin nësë arrin tri pikët e plota ndaj Aston Villas.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori