Agjenti: Lautaro pret kontratën e re nga Interi, pasi hodhi poshtë ofertën saudite
Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka thënë se sulmuesi i Interit është duke pritur për një ofertë për vazhdimin e kontratës dhe shpjegon pse klienti i tij refuzoi një ofertë nga Superliga e Arabisë Saudite verën e kaluar.
Lautaro është golashënuesi më i mirë aktual i Serie A me 12 gola në 12 ndeshje. Ai u emërua kapiten i Interit në fillim të 2023-24 dhe klubi po punon për të vazhduar kontratën e tij.
“Ne jemi në bisedime për të marrë një ofertë që mund të kënaqë Lautaron”, ka thënë fillimisht Lautaro.
“Nuk është e lehtë sepse nuk do të ndodhë nga një ditë në tjetrën, por ne po punojmë drejt një marrëveshjeje pozitive. Nuk mendoj se do të ketë probleme”.
“Ne jemi në marrëdhënie të mira me Interin dhe bisedimet paraprake tashmë kanë filluar”.
Camano konfirmoi se Lautaro kishte refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite verën e kaluar.
“Absolutisht dhe nuk është e çuditshme për dikë që ka një projekt të qartë të jetës me një ndjenjë të fortë përkatësie”.
“Lautaro ndihet mirë dhe ndihet i vlerësuar nga klubi. Mos harroni të gjitha sukseset e tij me Nerazzurrët”, përfundoi agjenti i argjentinasit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Milani cakton çmimin e shitjes për Theo Hernandez
Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë
Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë
Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës