Nga ministria e Jashtme e Katarit, është bërë e ditur se armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi nesër në ora 7 të mëngjesit.
Duke folur në një konferencë për media në Doha, zëdhënësi i ministrisë tha se grupi i parë i pengjeve do të dorëzohen të premten në ora 16:00, transmeton Telegrafi.
Mjeku Majed al Ansari tha se grupi i parë do të përbëhet nga 13 persona dhe se familjeve do t’ju jepet prioritet.
“Fillimi i pauzës do të nis në ora 7 të premten dhe do të zgjasë për aq sa janë dakorduar – pra katër ditë”, shtoi ai.
“Grupi i parë i civilëve që do të lirohen nga Gaza do të fillojë në ora 16:00 në po të njëjtën ditë, kurse fëmijët dhe pengjet që janë nga e njëjta familje do të jenë prioritet”, u tha ndër tjera.
Gjithashtu theksoi se takimit mes dy palëve “ka shkuar shumë mirë” dhe ka vazhduar deri në orët e para të këtij mëngjesi.
“Qëllimi ynë kryesor është siguria e pengjeve”, shtoi ai duke refuzuar të japë detaje për rrugën që do të përdoret për t’i nxjerrë pengjet nga Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251