LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu: Marrëveshja me Hamasin ishte vendim i drejtë, pas skadimit të afatit do të vazhdojmë deri në arritjen e qëllimeve

Netanyahu: Marrëveshja me Hamasin ishte vendim i drejtë, pas skadimit të afatit do të vazhdojmë deri në arritjen e qëllimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar marrëveshjen me Hamasin për armëpushim, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe një numri të caktuar të palestinezëve nga burgjet izraelite, si një vendim të drejtë.

Sipas marrëveshjes së arritur, deri në 100 pengje izraelite do të shkëmbehen me rreth 300 të burgosur palestinezë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ai theksoi se pas përfundimit të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë, do të vazhdojnë derisa Izraeli të përmbushë të gjitha qëllimet.

Kryeministri izraelit vlerëson se rikthimi i pengjeve është çështje etike, duke theksuar se do të shfrytëzojë çdo mundësi që në fund të lirohen të gjitha pengjet që u morën nga militantët e Hamasit gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit.

Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet
Lexo po ashtu Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet

Gjatë asaj dite, Hamasi kishte vrarë 1.200 persona, shumica banorë të kibucit dhe shumë të rinj që kishin shkuar për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike.

E ndaj këtij sulmi, Izraeli ishte kundërpërgjigjur duke shpallur gjendje lufte, që nënkuptonte mobilizim dhe nisje të një ofensive ajrore por edhe tokësore në Rripin e Gazës.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë që është nën kontrollin e Hamasit, pretendojnë se deri më tani në këtë ofensivë janë vrarë rreth 16 mijë palestinezë. /Telegrafi/