LAJMI I FUNDIT:

Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet

Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet

Grupi militant palestinez Hamas, ka publikuar pamjet e luftimeve që kishin ndodhur një ditë më parë me forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Pamjet janë realizuar një ditë para se të hynte në fuqi marrëveshja e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Telegrafi.

Në video shihen militantët e Hamasit duke shkrepur predha mbi mjetet e blinduara izraelite, me të cilët zhvilluan luftime të ashpra në Gazë.

Ushtria izraelite arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa në Gazë
Lexo po ashtu Ushtria izraelite arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa në Gazë

Ishin pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam që në një moment i afrohen tankut për t’i vendosur një mjet shpërthyes.

Militantët e Hamasit përdorën predha Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës.

Izraeli filloi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, ku si pasojë humbën jetën 14.128 palestinezë, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitalet, xhamitë dhe kishat, gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet ajrore dhe tokësore të forcave izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus

Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus

Evropa
Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Evropa
Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë" – arrestohen tre persona

Evropa
Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku humbi jetën një person dhe tetë tjerë u lënduan

Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku humbi jetën një person dhe tetë tjerë u lënduan

Turqia
The Economist: Krimea është bërë kurth vdekjeprurëse për trupat e Kremlinit

The Economist: Krimea është bërë kurth vdekjeprurëse për trupat e Kremlinit

Evropa
Komandanti i ushtrisë britanike thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me NATO-n

Komandanti i ushtrisë britanike thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me NATO-n

Evropa
Kalo në kategori