LAJMI I FUNDIT:

Një sëmundje misterioze e frymëmarrjes po përhapet te qentë në SHBA, veterinerët të habitur – ja çfarë mund të bëjnë pronarët

Një sëmundje misterioze e frymëmarrjes po përhapet te qentë në SHBA, veterinerët të habitur – ja çfarë mund të bëjnë pronarët

Një sëmundje infektive e frymëmarrjes te qentë, është përhapur nga New Hampshire deri në Oregon të SHBA-së dhe studiuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë po e shkakton atë.

Departamenti i Bujqësisë në Oregon, e përshkroi atë si sëmundje respiratore infektive atipike e qenit.

Simptomat përfshijnë kollën, teshtitjen, “rrjedhjen” nga sytë ose hunda dhe përgjumje.


Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë raportuar më shumë se 200 raste me simptoma të tilla te qentë në Oregon.

Rastet e tjera janë raportuar në Colorado, Illinois dhe New Hampshire.

Nga erdhi sëmundja?

Dr. David B. Needle, patolog në Laboratorin Diagnostik Veterinar në New Hampshire dhe profesor i asociuar klinik, tha se është pjesë e një ekipi që po përpiqet të identifikojë sëmundjen duke mbledhur mostra nga klinikat veterinare lokale.

Ai shtoi se studiuesit kanë marrë mostra nga Oregon dhe presin të marrin mostra për testim edhe nga shtetet tjera.

Çfarë sugjerohet të bëjnë pronarët e qenve?

Ndërsa lajmet mund të jenë shqetësuese, fillimisht preferohet kujdes.

Shoqata Mjekësore Veterinare në Oregon ka dalë me disa këshilla për pronarët e qenve.

Kjo për faktin se ata duhet të ndihmojnë në mbajtjen e kafshëve të tyre të shëndetshme dhe duhen siguruar që ato të jenë të vaksinuara.

Ndryshe, këshillat përfshijnë reduktimin e kontaktit me qentë e panjohur, reduktimin e kontaktit me qentë e sëmurë, dhe kontaktin e vazhdueshëm me veterinerët për këshilla dhe shqetësime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori