LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Zgjedhjet kuvendare dhe presidenciale do të mbahen në një ditë, së shpejti do të dakordohet data

Mickoski: Zgjedhjet kuvendare dhe presidenciale do të mbahen në një ditë, së shpejti do të dakordohet data

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të vitit të ardhshëm do të mbahen së bashku, të paktën kështu thotë kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ndonëse LSDM vazhdimisht thekson se zgjedhjet do të mbahen brenda afatit të tyre ligjor. Mickoski, megjithatë, thotë se për zgjedhjet është bërë përparim dhe se duhet të merren vesh edhe për datën.

Ai shtoi se partia e tij ka bërë propozimin për një datë nëse ato do të jenë të rregullta, e ajo është 8 maji, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare dhe më 24 prill raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, Mickoski vlerëson se 14 prilli dhe 31 marsi janë data të mira për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.


“Ka përparim. Keni dëgjuar çfarë tha Osmani, çfarë tha Taravari. Është mirë që ngadalë por me siguri po vijnë në vete, duke pasur parasysh gjendjen financiare në Maqedoni, është mirë që zgjedhjet të jenë të përbashkëta, së paku nga sa kemi dëgjuar. Mendoj se Kovaçevskit kishte nevojë për inkurajim nga Aliu, Bujari, Arbeni për të kuptuar më në fund realitetin. Është mirë që zgjedhjet do të bëhen bashkë, e mirëpres atë vendim të partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe pres që data të jetë së shpejti”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori