LAJMI I FUNDIT:

“Faza tjetër ka filluar”, thotë ministri izraelit – pasi vëmendja mund të kthehet në jug të Gazës

“Faza tjetër ka filluar”, thotë ministri izraelit – pasi vëmendja mund të kthehet në jug të Gazës

Banorët në Gazën jugore kishin pohuar në orët e para të së enjtes se forcat izraelite hodhën fletëpalosje në zona të caktuara, duke i paralajmëruar ata të largoheshin.

Dhe fletëpalosjet erdhën pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se operacioni tokësor përfundimisht do të “përfshijë veriun dhe jugun”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një tregues të mëtejshëm, Izraeli mund të fillojë të përqendrojë sulmet në pjesët jugore të territorit – ku banorëve të Gazës u ishte thënë të iknin gjatë javëve të fundit – me Gallant që tha sonte “faza tjetër ka filluar”.


Ai pretendon se forcat izraelite kanë “pastruar” të gjithë pjesën perëndimore të qytetit të Gazës – që shihet si bastion i Hamasit – ndërsa shefi i shtabit të ushtrisë thotë se ata janë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak të Hamasit në veri.

“Ne do ta përfundojmë atë”, kishte thënë gjeneral-lejtnant Herzi Halevi.

Ndryshe, Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka që kur militantët vranë 1200 civilë – sipas Izraelit – dhe morën 240 pengje.

Hamasi thotë se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori