Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se buxheti për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME) është rritur për 97 për qind, për Policinë e Kosovës 17 për qind, ndërsa për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) 16 për qind. Ai shtoi se totali i buxhetit për Agjencinë Kosovare të Forenzikës është 1.7 milion euro.
Gjatë seancës së Kuvendit, Sveçla potencoi se buxheti i investimeve kapitale për Policinë e Kosovës është mbi 20 milionë euro, për dallim nga viti paraprak që ishte rreth 13 milionë euro.
“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka rritje të buxhetit për 97 për qind në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Për Policinë e Kosovës 17 për qind, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16 për qind… Totali në investimet kapitale është 5.8 milionë, rritje prej 3.8 milionësh në AME. Në Policinë e Kosovës, buxheti i investimeve kapitale është 21.7 milionë për dallim prej vitit 2023, kur ka qenë 12.7 milionë euro. Pa e harruar faktin se kemi pasur 9 milionë euro shtesë të miratuara nga qeveria për investimet në pajisjet policore, për operacione speciale, të cilat tashmë janë realizuar”, tha Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla foli edhe për ndarjen e mjeteve nëpër agjenci sa i përket kibernetikës.
“Në çështjen e sigurisë kibernetike ne kemi planifikuar 4.5 milionë investime kapitale në ASHI, që janë 700 mijë euro më shumë se sa në vitin paraprak. Tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë, totali i buxhetit për Agjencinë Kosovare të Forenzikës, është 1.7 milionë euro që i bie rritje në investimet kapitale për pajisjet laboratorike dhe automjete të specializuara në 371 mijë euro…Në vitin 2023 në buxhet kanë qenë të parapara 12 milionë e 667 mijë, kurse në vitin 2024 parashihen 21 milionë e 707 mijë euro, kjo është rritja më e madhe ndonjëherë…Kurrë më herët, këtë standard këto pajisje, këtë investim Policia e Kosovës nuk e ka gëzuar më shumë se sa vitin e kaluar se që planifikohet për vitin e ardhshëm”, theksoi Sveçla.
Ndërkaq, Sveçla në replikën ndaj deputetit Anton Quni, tha se kanë blerë më shumë autoblinda sesa që kanë gjetur.
“Kemi bërë blerje të numrit të autoblindave më shumë sesa të gjitha vitet e mëhershme, kemi blerë autoblinda më shumë se sa që kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”, replikoi Sveçla./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Ferizaj, pas përleshjes e kishte goditur me thikë
Ligji i “branitellave”, Bytyqi: LSDM është e gatshme të diskutojë për të gjithë të dëmtuarit nga konflikti i vitit 2001
AIP: Në periudhën janar-gusht 2024 janë regjistruar 500 ankesa për mohimin e qasjes në dokumente publike, krahasuar me 552 ankesa gjatë tërë 2023
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë