LAJMI I FUNDIT:

Rodrygo tregon hapur se çfarë nuk po i pëlqen aktualisht te Real Madridi

Rodrygo tregon hapur se çfarë nuk po i pëlqen aktualisht te Real Madridi

Në një intervistë për Cadena Cope lidhur me ‘detyrimin’ për të luajtur në pozicionin e sulmuesit qendror në Real Madrid këtë sezon, Rodrygo shprehu ndjenjat e tij.

Braziliani ka thënë se Carlo Ancelotti është në dijeni se ku dëshiron të luajë, por që e ka pranuar në shenjë të respektit që ka për italianin.


“Trajneri është në dijeni se pozicioni si sulmues qendror nuk është i preferuari im, por unë e kam pranuar rolin për të mirën e ekipit dhe për respekt ndaj tij, pasi besoj në strategjitë e tij. Ai është në të njëjtën vi me mua dhe tashmë nuk ka më mosmarrëveshje rreth kësaj”, ka thënë Rodrygo.

Rodrygo Goes flet për Mbappen dhe Endrick
Lexo po ashtu Rodrygo Goes flet për Mbappen dhe Endrick

“Është një mundësi dhe një privilegj për mua të luaj aty, por ndihem se tiparet e mia nuk korrespondojnë me kërkesat e pozicionit. Nuk më pëlqen të luaj duke u markuar nga portieri, kam dëshirë të jem më aktiv në lojë dhe një ‘9’ nuk e ka të lehtë të prekë shpesh topin. Si unë ashtu edhe Vini jemi duke u adaptuar me këtë situatë”.

Rodrygo, i cili duket se nuk e favorizon pozicionin si numri “9”, është përfshirë në këtë rol si rezultat i skemës së re të Carlo Ancelottit.

Ai tregoi performancë të shkëlqyer në fitoren e fundit të Real Madridit ndaj Valencias, duke u kthyer në një pozicion më të njohur për të ku arriti të realizojë dy gola dhe të asistojë në dy të tjerë, ndihmuar skuadrën të sigurojë një fitore prej 5-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori