LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2025, amerikanët do të transportojnë pasagjerët nga aeroporti JFK drejt Manhattanit – me taksi fluturuese elektrike

Nga viti 2025, amerikanët do të transportojnë pasagjerët nga aeroporti JFK drejt Manhattanit – me taksi fluturuese elektrike

Taksitë fluturuese elektrike do të mund të transportojnë pasagjerët nga aeroporti JFK drejt Manhattan në New York deri në vitin 2025, ku do të nevojiten vetëm shtatë minuta.

Prodhuesi Joby Aviation (JOBY. N) ka kryer testin e parë fluturues në Manhattan të New Yorkut gjatë të dielës, transmeton Telegrafi.


Ky po cilësohet si fluturimit i parë i taksive fluturuese elektrike, që u realizua nga Joby në një zonë ku trafiku tokësor është shumë i dendur.

Kjo fluturake do të mund të mbushet për pesë minuta, derisa pasagjerët zbresin apo hipin në të, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë JoeBen Bevirt.

Ideja është që pasagjerët do të mund ta rezervojnë udhëtimin, ngjashëm me aplikacionet tjera që rezervojnë bileta të aeroplanëve.

Kompania mëton të fillojë shërbimet komerciale në vitin 2025 dhe është në fazën e tretë nga pesë sosh, për të marrë certifikatën nga Administrata Federale e Aviacionit amerikan (FAA).

Kostoja e rezervimit të udhëtimit akoma nuk është konfirmuar, por nga kjo kompani më herët kanë bërë të ditur se do të jetë e ngjashme me ato të taksive. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus

Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus

Auto
Mercedes-Benz po përgatitet të bashkojë AMG, Maybach dhe G-Class në një grup të ri biznesi

Mercedes-Benz po përgatitet të bashkojë AMG, Maybach dhe G-Class në një grup të ri biznesi

Auto
Kalo në kategori