Nga: The Economist
Përkthimi: Telegrafi.com
Kompjuterët i kaluan dekadat duke ndërhyrë në punët monotone. Inteligjenca artificiale (AI) tashti po arrin te punët më joshëse. Hollivudi për gjysmë viti ka qenë në ngecje, derisa më 8 nëntor studiot ranë dakord për t’ua ofruar yjeve të famshme mbrojtjen prej rivalëve robotikë. Artistët e gjallë ranë nga listat muzikore – nga një bitëlls i vdekur i ringjallur nga AI-ja. Aktorët si Scarlett Johansson dhe autorët si John Grisham po i padisin firmat e teknologjisë, për përdorimin e paautorizuar të imazhit dhe të fjalëve të tyre.
Yjet mund të shqetësohen se AI-ja po e vjedh punën e tyre dhe se interpretuesve më pak të talentuar po ua jep aftësitë për ta rrëmbyer audiencën e tyre. Në fakt, të famshmit që më shumë ankohen për teknologjinë e re, janë ata që do të përfitojnë më shumë. Larg nga zbehja e fuqisë së yjeve, AI-ja të famshmit do t’i bëjë më të mëdhenj se kurrë, duke ua mundësuar qasjen në të gjitha tregjet, në të gjitha formatet dhe në çdo kohë. Bëhuni gati për ngritjen e omniyllit.
Kjo nuk është hera e parë që teknologjia ndryshon rregullat e lojës së famës. Që në shekullin XVIII, njerëzit filluan të flasin për yjet, pasi përhapja e leximit mundësoi të jesh i famshëm përgjatë jetës tënde. Filmi dhe radioja fillimisht dukeshin si kërcënime për yjet, të cilët shqetësoheshin se shfaqjet e tyre teatrale do të zhvlerësoheshin. Në fakt, këto teknologji çuan në epokën e superyllit, një term që u përhap në vitet 1920. Një panik i ngjashëm ndodhi me shpikjen e televizionit (dhe çoi në grevën e fundit të madhe të Hollivudit në vitin 1960). Por, përsëri, teknologjia e re i bëri të famshmit edhe më shumë të mëdhenj, duke i sjellë ata në çdo dhomë të ndenjes. Në vitet 1960 njerëzit po flisnin për megayjet.
Teksa përmbajtja e gjeneruar nga AI-ja vërshon në biznesin e zbavitjes, punëtorët e zellshëm të Malibusë po shqetësohen edhe një herë nëse fama e tyre do të zbehet – dhe përsëri, rezultati ka të ngjarë të jetë i kundërt. Një nga paradokset e epokës së internetit është se edhe pse ngarkimet në YouTube, TikTok dhe të ngjashme kanë krijuar një “bisht të gjatë” të përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, edhe më të mëdha janë bërë hitet e famshme të artistëve më të famshëm. Numri i muzikantëve që fitojnë mbi 1000 dollarë në vit honorare në Spotify, është dyfishuar në gjashtë vjetët e fundit, ndërsa është pesëfishuar numri i atyre që fitojnë mbi 10 milionë dollarë në vit. Edhe pse lulëzojnë përmbajtjet e veçanta, Taylor Swift po marshon në turneun e koncerteve më fitimprurës në histori. Janë artistët e rangut të mesëm ata që kanë pësuar.
Modelet e ngjashme qëndrojnë në të gjithë industrinë e zbavitjes. Numri i filmave artistikë të dhënë për çdo vit, është dyfishuar në dy dekadat e fundit, ndërsa filmat më të mëdhenj të suksesshëm njëkohësisht e kanë dyfishuar hisen e tyre në arkën e fitimeve. Një valë e librave të vetëbotuar nuk i ka dëmtuar shitjet e shkrimtarëve të famshëm. Në një det me zgjedhje, audienca mbështetet më shumë te rekomandimet, si ato algoritmike ashtu edhe njerëzore, të cilat i çojnë drejt përmbajtjes më të njohur. Ai-ja premton edhe më shumë zgjedhje dhe rrjedhimisht më shumë kërkime për audiencën që do të vazhdojë të gravitojë drejt një grushti të yjeve në majë.
Ai-ja do t’ua japë këtyre megayjeve aftësinë për të qenë vërtet të gjithëpranishëm te adhuruesit e tyre. Dublimi me AI po ua lejon aktorëve dhe podkasterëve të flasin me audiencën e huaj – menjëherë dhe me zërin e tyre. Së shpejti do të jetë standardet që videoja të editohet, në mënyrë që buzët të përputhen po ashtu me gjuhën e re. Aktorët e njohur mund të kenë më shumë kërkesa, sepse AI-ja heq problemin e përhershëm të Hollivudit për planifikimin e orareve, duke i lejuar yjet që të performojnë përkrah njëri-tjetrit duke mos qenë ata fare së bashku. Botoksi digjital do të rrisë jetëgjatësinë e aktorëve dhe madje do t’ua mundësojë të performojnë edhe pas vdekjes. Disney ka fituar të drejtat për zërin e James Earl Jonesit, 92 vjeç, në mënyrë që Darth Vaderit të tremb fëmijët për brezat që do të vijnë.
Yjet gjithashtu do të jenë në gjendje të performojnë për adhuruesit, në formatet që sapo kanë filluar të shfaqen. Avatarët e Abba-s që mbushin skenën në Londër për shtatë herë në javë dhe çetbotët me zërat e të famshmëve të lansuar së fundmi nga Meta, janë vetëm një mënyrë me të cilën yjet e mëdha do të jenë në gjendje të kënaqin adhuruesit- dhe të fitojnë para.
Këto mundësi vijnë me obligimet shtesë. Artistët kanë të drejtë të shqetësohen për të drejtat e autorit, të cilat duhet të mbrohen nëse AI-ja bëhet formë e legalizuar e piraterisë. Teknologjitë e kaluara nuk ishin më ndryshe: shtypshkronja çoi në ligjet e para për të drejtat e autorit – që në shekullin XVIII; pagesat e honorarëve u ricaktuan në vitet 1960 – për të kompensuar aktorët e ekranit të madh, puna e të cilëve u shfaq në TV; muzika falas për të gjithë – e lëshuar nga kompanitë si Napster në fillim të shekullit – përfundimisht hapi derën e marrëveshjeve midis transmetuesve dhe kompanive diskografike. Krijuesit e përmbajtjes kanë pyetje legjitime në lidhje me lejen dhe pagesën (e deklarojmë një interes këtu). Derisa të marrin përgjigjen për këtë, AI-ja do të jetë një Perëndim i Egër ligjor.
Çështja më e madhe është se si do t’i përshtatet audiencës, mosha e omniyllit. Rreziku është mërzia. AI-ja shkëlqen me kombinimin dhe ripërtëritjen e materialeve të vjetra, por është më pak i mirë në gjenerimin e gjërave që nxisin tërheqjen – diçka që është, për momentin, një specialitet njerëzor. Megjithatë, prodhimi i AI-së mund të jetë shtytje për studiot e filmit, kompanitë diskografike dhe krijuesit e tjerë të cilët preferojnë të minimizojnë rrezikun duke iu përmbajtur ideve të provuara dhe të testuara. Hollivudi tashmë favorizon ekskluzivitetet mbi veprat e dëshmuara. AI-ja do t’i lejojë studiot të zbatojnë të njëjtin parim për aktorët. Një Luke Skywalker i plakur luan në vazhdimin më të fundit të Disney-it të Star Wars. Aktualisht, audienca mahnitet nga marifetet e tilla.
Megjithatë, tregu i zbavitjes është vetëkorrigjues. Audienca menjëherë e ka fuqinë për të kthyer risinë në diçka të harruar, siç shumë yje janë të vetëdijshme për këtë. Dhe, edhe pse po rritet zbavitja nga AI-ja, konsumatorët ende e shijojnë dramën njerëzore. Sporti, mbase spektakli me mish e me kocka më rezistues ndaj risive, e ka dëshmuar vlerë e vet te kompanitë mediatike të viteve të fundit (askush nuk shikon shah me kompjuter, megjithëse mund të mposhtin çdo njeri). Për më tepër, AI-ja do ta bëjë edhe më të gjatë “bishtin e gjatë” me përmbajtje më të personalizuar. Në epokën AI-së, audienca do të përballet me bombardime e rënda nga një grusht i omniyjeve – nga Taylor Swift te Darth Vader. Por, do të jetë më e lehtë se kurrë për ta ndryshuar kanalin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i vjetër në botë!
Disa shënime mbi traditën moderne greke
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A