LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane tregon lojtarin me të cilin do të kishte dashur të luanin së bashku

Harry Kane tregon lojtarin me të cilin do të kishte dashur të luanin së bashku

  Harry Kane ka emëruar lojtarin me të cilin do të kishte dashur të luante së bashku gjatë karrierës së tij profesionale.

Kapiteni 30-vjeçar i Anglisë nënshkroi për Bayern Munich në verë dhe tani është bashkëlojtar me disa nga yjet më të mirë të futbollit gjerman.

Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Alphonso Davies , Thomas Muller dhe Jamal Musiala janë ndër lojtarët më të spikatur tek Bayerni.


Ndërkohë, në Tottenham, Kane rreshtohej rregullisht përkrah lojtarëve si Heung-min Son , Christian Eriksen, Kyle Walker dhe Dele Alli , si dhe, shkurtimisht, Gareth Bale.

Ish-legjenda e Bayernit me fjalë të mëdha për Kane, thotë se ai do ta thyejë rekordin e Lewandowskit
Lexo po ashtu Ish-legjenda e Bayernit me fjalë të mëdha për Kane, thotë se ai do ta thyejë rekordin e Lewandowskit

Madje edhe me kombëtaren angleze ai ka qenë i rrethuar nga yjet teksa ka ndarë fushën së bashku me emra si Wayne Rooney , Jude Bellingham dhe Raheem Sterling.

Është e drejtë të thuhet, pra, se 30-vjeçari do ta kishte të vështirë të zgjidhte shokun e tij më të mirë të skuadrës nga. Por cilin lojtar tjetër nga bota e futbollit do të donte ta kishte si bashkëlojtarin e tij?

Duke folur për ESPN , Kane dha emrin e askujt tjetër përveç Lionel Messit .

“Do të doja të luaja me Messin. Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë futboll. Unë jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të më japë disa asistime”, kishte thënë Kane.

Kane e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij në Gjermani teksa ka shënuar 17 gola në vetëm 11 paraqitje si dhe ka bërë pesë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori