LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Bayernit me fjalë të mëdha për Kane, thotë se ai do ta thyejë rekordin e Lewandowskit

Ish-legjenda e Bayernit me fjalë të mëdha për Kane, thotë se ai do ta thyejë rekordin e Lewandowskit

Ylli i Bayern Munich, Harry Kane është mbështetur për të thyer rekordin e Robert Lewandowskit për më së shumti gola në një sezon të Bundesligës, vetëm në rast se pëson ndonjë lëndim që e lë jashtë fushave.

Kane shënoi golin e tij të 16-të dhe të 17-të të sezonit në Bundesliga, në një fitore me rezultat 4-2 ndaj Heidenheim të shtunën, për të vendosur një rekord të ri në ligë për më së shumti gola të shënuar pas 11 ndeshjeve, duke thyer rekordin e Lewandowskit prej 11 golave në 2019.


Reprezentuesi polak, i cili u largua nga Bayerni për në Barcelonë në vitin 2022, mban rekordin e më së shumti golave ​​në një sezon në Bundesliga me 41 gola të shënuar, rekord të cilin e arriti në sezonin 2020-21.

Tani, ish-legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, beson se sulmuesi anglez do të tejkalojë “padyshim” numrat e Lewandowskit duke thënë se kjo mund të mos ndodhë vetëm në rast se Kane pëson ndonjë lëndim të rëndë.

“Tani do të bëja një parashikim. Nëse Kane nuk do të ketë një lëndim të madh, atëherë ai patjetër do të thyejë rekordin e Robert Lewandowskit”, ka thënë Matthaus për Sky Sports Germany.

Kane ka shënuar 21 gola në 16 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat këtë sezon. Ata aktualisht janë në krye të Bundesligës, megjithëse Bayer Leverkusen mund t’i kapërcejë ata nëse mposhtin Union Berlin të dielën.

Bayern Munich fiton ‘dramën’ e gjashtë golave në “Allianz Stadium”, Kane vazhdon me formë fantastike
Lexo po ashtu Bayern Munich fiton ‘dramën’ e gjashtë golave në “Allianz Stadium”, Kane vazhdon me formë fantastike

30-vjeçari iu bashkua gjigantëve gjermanë për të fituar trofe dhe me formën e tij të mirë të shënimit, ai ka një shans të mirë për të thyer rekordin që dikur e kishte vendosur Lewandowski, gjatë kohës sa luante në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori