E ardhmja e Arijon Ibrahimovic te Bayern Munichu mbetet e pasigurt pas rikthimit të tij nga huazimi, ndërsa katër klube evropiane kanë shfaqur interes për talentin gjerman U21.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në skuadrën e Bayern Munichut, një tjetër huazim shihet si opsioni më i mundshëm për 19-vjeçarin, në mënyrë që të ketë minuta të rregullta.


Në Bundesligë, Werder Bremen dhe Freiburg janë klubet më aktive. Të dyja kanë paraqitur oferta për huazim dhe i kanë premtuar Ibrahimovicit hapësirë të madhe për të luajtur.

Në garë janë edhe Villarreal dhe PSV Eindhoven, të cilat kanë zhvilluar kontakte me drejtuesit e Bayernit. Të dyja skuadrat mund t’i ofrojnë talentit edhe përvojë në garat evropiane.

Bayern Munich nuk dëshiron ta shesë Ibrahimovicin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028.

Klubi e konsideron atë pjesë të planeve për të ardhmen dhe është i gatshëm ta huazojë për t’i mundësuar zhvillimin përmes minutave të rregullta. /Telegrafi/

telegrafi sport app