Arabia Saudite ka identifikuar dy yjet e Ligës Premier si objektiva për afatin kalimtar të janarit
Anësori i Man Utd, Jadon Sancho dhe sulmuesi i Spurs, Richarlison, janë lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite në janar.
Liga Saudite tashmë po përgatitet afatin kalimtar të dimrit dhe po bën plane se sa para do të duhet të shpenzojë çdo klub.
Verën e kaluar, 13 lojtarë të Ligës Premier vendosën të kalojnë nga Anglia në Lindjen e Mesme. Midis tyre ishin treshja e Liverpoolit, Roberto Firmino, Jordan Henderson dhe Fabinho, dyshja e Manchester Cityt, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte, si dhe ish-lojtari i Neëcastle, Allan Saint-Maximin.
Ata gjithashtu shpenzuan shumë duke sjellë edhe Neymar dhe një ndër talentët më të mirë në botë, spanjollin Gabriel Veiga .
Sipas The Telegraph, zyrtarët sauditë kanë identifikuar objektivat afatgjatë dhe në listën e tyre gjenden emra si Mohamed Salah dhe Heung-min Son, por që do të jetë vështire e arritshme një marrëveshje për dyshen në fjalë në afatin kalimtar të janarit.
Salah është në mes të një sezoni të mirë për Liverpoolin dhe Son është bërë njeriu kryesor i Spurs nën drejtimin e Ange Postecoglou pas largimit të Harry Kane në Gjermani.
Kështu që ata kanë kthyer vëmendjen tek Jadon Sancho. 23-vjeçari nuk ka luajtur që nga shtatori pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Erik ten Hag.
Ndërkohë, objektivi tjetër Richarlison i është nënshtruar një operimi për shkak të një lëndimi. Braziliani nuk është duke luajtur shumë nën urdhrat e Postecoglout që prej ardhjes së Brennan Johnson.
Mbetet të shihet se si do të veprojnë klubet arabe në afatin kalimtar, por një gjë është e sigurtë, ata nuk do të ndalen me kaq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur
Oleksandr Usyk pezullohet përkohësisht nga boksi pas duelit brutal me Tyson Furyn
Lamtumira e një trajneri që ka zbukuruar futbollin: Claudio Ranieri po pensionohet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251