LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Sanchos nga United në janar është mëse i sigurt – e ardhmja e tij jashtë Anglisë

Largimi i Sanchos nga United në janar është mëse i sigurt – e ardhmja e tij jashtë Anglisë

Jadon Sancho ka filluar t’i numërojë ditët mbrapshtë deri te largimi nga Manchester United.

Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha raportet me klubin dhe trajnerin Erik Ten Hag derisa largimi i tij nga United është mëse i sigurt.


Jo vetëm nga United, Sancho do të largohet edhe nga Liga Premier pasi qëllimi i tij është të luaj sërish jashtë vendit.

Zhvlerësimi marramendës i vlerës së Sanchos, rënie drastike e çmimit që kishte më pak se tre vjet më parë
Lexo po ashtu Zhvlerësimi marramendës i vlerës së Sanchos, rënie drastike e çmimit që kishte më pak se tre vjet më parë

Sky Sport Gjermani ka raportuar se largimi i tij nga Old Traford do të ndodhë në janar, derisa e ardhmja e Sanchos është mes kampionatit gjerman Bundesliga dhe atij italian Serie A.

Borussia Dortmund është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e Sanchos pasi vet ylli anglez dëshiron rikthimin në Signal Iduna Park.

Aventura e Sanchos me Man United ka marrë fund, nuk mjafton më as kërkim falja
Lexo po ashtu Aventura e Sanchos me Man United ka marrë fund, nuk mjafton më as kërkim falja

Por verdhezinjtë duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit dhe Romës që gjithashtu duan transferimin e yllit anglez.

United është gati ta lejoj huazimin e Sanchos në janar me mundësi blerje për 40 milionë euro. /Telegrafi/