Nëse keni pasur probleme me gjumin, me siguri ju është thënë që t’i fikni pajisjet para gjumit, të bëni një dush të ngrohtë ose të bëni disa shtrirje të lehta para se të shkoni në shtrat. Por, këto nuk janë mënyrat e vetme që do t’ju ndihmojnë të flini më shpejt.
Psikologia Shelby Harris përmend disa këshilla të tjera që do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni cilësinë e gjumit. Ajo thekson se gjumi sipas dëshirave dhe nevojave tona, jo vetëm që i shton kënaqësi rutinës sonë të natës, por na jep edhe diçka për të pritur me padurim në fund të ditës.
Kujdes çfarë hani për darkë – Ajo që hani për darkë bën një ndryshim të madh në cilësinë e gjumit tuaj. Për shembull, porositja e ushqimeve me shumë karbohidrate shpesh do t’ju mbajë zgjuar dhe ka një shans që të shihni ëndrra të çuditshme. Për të siguruar një gjumë të qetë, këshillohet t’i shmangni vaktet e të rënda me sasi më të madhe yndyre. Gjithashtu, shmangni ushqimet me sheqer, kafeinën dhe alkoolin para gjumit.
Bëni diçka argëtuese – Një rutinë që nxit gjumin mund të fillojë në mbrëmje, mundësisht duke përfshirë diçka që ju pëlqen. Mund të jetë ecja jashtë ose duke luajtur lojëra në tavolinë me anëtarët e familjes. Aktivitete si këto mund t’i japin trupit gjithashtu një dozë të vogël dopamine, e cila shpërblen trurin dhe relakson trupin, gjë që është çelësi për një gjumë të mirë të natës.
Mos u ndjeni keq nëse i keni zvarritur obligimet – Nëse ndiheni në ankth sepse nuk i keni përfunduar të gjitha detyrat që keni planifikuar për ditën, kujtojini vetes se pushimi dhe gjumi janë ende të nevojshëm. Gjithashtu, nëse nuk ndiheni të përgjumur dhe nuk mund ta kuptoni pse, qëndroni zgjuar derisa kjo ndjenjë të largohet.
Bëni rituale të vogla – Rutina e gjumit mund të zgjasë deri në 15 minuta. Provoni disa rituale të vogla para gjumit, si aplikimi i produkteve për kujdesin ndaj lëkurës ose ushtrimet e lehta. Gjithashtu mund të lexoni një libër ose një revistë, pasi kjo do të ndihmojë gjithashtu në përgatitjen e mendjes dhe trupit për gjumë.
Përmbajuni një orari të gjumit – Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme për të arritur një gjumë cilësor. Gjithashtu, është e rëndësishme që gjumi të zgjasë të paktën shtatë orë. Nëse keni probleme për të fjetur, mund të dëshironi të provoni disa teknika të frymëmarrjes së thellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje