Pasoja të rënda nëse e pengoni fëmijën të shkruajë me dorën e majtë: Vetëm në këtë rast mësojeni të jetë i djathtë
Shumë prindër tashmë vënë re në periudhën e kopshtit se cila dorë është më dominuese te fëmija i tyre, por kur ata fillojnë klasën e parë dhe mësojnë alfabetin, bëhet e qartë nëse fëmija është djathtak apo mëngjarash
Sa e rëndësishme është të mos e detyrosh një fëmijë të shkruajë me dorën e djathtë nëse është mëngjarash, si dhe kur duhet të mësohet të mbështetet më shumë në dorën e djathtë.
Një fëmijë mëngjarash nuk mësohet të shkruajë me dorën e djathtë nëse është vërtet mëngjarash. Kur fëmija punon edhe me të djathtën edhe me të majtën, atëherë në shkollë mësojnë të shkruajnë vetëm me dorën e djathtë.
Deri në moshën katër vjeç, pothuajse të gjithë fëmijët përdorin të dy duart. Aftësia për të punuar me një dorë drejtuese formohet deri në moshën pesëvjeçare, transmeton Telegrafi.
Nëse fëmija bën gjithçka me dorën e majtë, atëherë prindërit ose mësuesi mund të përpiqet ta lëvizë objektin në të djathtë. Shumë fëmijë nuk do ta vërejnë ndryshimin. Nëse foshnja i kthen me kokëfortësi sendet në dorën e majtë, atëherë mund të konstatojmë se ai është mëngjarash. Për të përcaktuar anën kryesore, ekspertët bëjnë teste speciale.
Fëmijët ambidekstë (të cilët përdorin njësoj mirë dorën e djathtë dhe të majtë) stërviten lehtësisht për të kaluar nga njëra dorë në tjetrën – ju mund t’i motivoni ata të shkruajnë me të djathtën, por ata do të bëjnë mirë edhe me të majtën.
Nga ana tjetër, fëmijët mëngjarash kanë vështirësi të mëdha në përvetësimin e të shkruarit me dorën e djathtë dhe detyrimi i tyre është një ngarkesë dhe stres, që mund të çojë në dhimbje koke, humbje oreksi dhe lodhje të shpejtë. Në rastin më të keq, do të ketë një tik nervor, vonesë në të folur, enureza (urinim nate) dhe belbëzimi.
Në të njëjtën kohë, nëse i mësoni një fëmijë të vogël të punojë mirë me dy duar, ju inkurajoni zhvillimin e të dy hemisferave të trurit dhe kjo i ndihmon ata të përthithin më mirë sasi të mëdha informacioni.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth
Faktorët etiologjik dhe metodat diagnostike të osteoporozës
Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron