LAJMI I FUNDIT:

Prindër, kushtoni kujdes: Në cilën moshë fëmija duhet të zgjedhë me cilën dorë do të shërbehet

Prindër, kushtoni kujdes: Në cilën moshë fëmija duhet të zgjedhë me cilën dorë do të shërbehet

Fëmija juaj nga viti i katërt do të përcaktohet me cilën dorë do të shërbehet.

Te disa fëmijë është menjëherë e qartë a është majtak apo djathtak, mirëpo shumica do t’i përdorin në mënyrë alternative të dyja duart nga viti i katërt, dhe prandaj zgjedhin me cilën do të shërbehen, transmeton Telegrafi.

Zgjedhja e tyre duhet të jetë e qartë më së voni deri kur të fillojnë të shkojnë në shkollë, thotë psikoterapeutisjtja gjermane Johanna Barbara Sattler.

Prindërit, të cilët dyshojnë që fëmija u është majtak, Sattler i këshillon që të vendosin objekte të caktuara në mes, ngjyrën në mes të letrës apo lugën në mes të pjatës. Kështu fëmija kanë lirinë dhe mundësinë e zgjedhjes.

Prindërit assesi nuk duhet të provojnë t’i bindin fëmijët që të ndërrojnë dorën. Kjo mund të shkaktojë probleme në motoriken e mirë, kujtesën dhe përqendrimin. /Telegrafi/